Detaje tw reja nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë. Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.
25-vjeçari, Fridman Xhaferraj kishte thyer arrestin shtëpiak, pasi në datën 21 maj ishte liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës.
Xhaferraj ishte i akuzuar për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare. Burime të sigurta thanë se në trupin e 25-vjeçarit janë konstatuar shenja të shumta dhune në trup dhe kokë, ç’ka tregon se 25-vjeçari para se të hidhej në ujërat e Rezervuarit të Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër. Viktima ishte me duar të lidhura.
alert.al/
LINI NJË KOMENT