Menu

Eksperti ngre alarmin: Blegtoria në gjendje dëshpëruese, kemi rënie drastike të krerëve

Viti 2019 ishte negativ për sektorin e blegtorisë, madje në këto 3 vitet e fundit ka shënuar një rënie drastike të krerëve dhe të prodhimit të qumështit. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar u regjistrua një rënie e numrit të krerëve te bagetive dhe e prodhimit për shumicën e produkteve të blegtorisë. Produkti kryesor i këtij sektori, qumështi pësoi një rënie të prodhimit me gati 3% për vitin e kaluar dhe sasia vjetore e prodhuar zbriti në 1.11 milionë tonë. Kjo rënie i detyrohet sidomos pakësimit drastik të numrit të gjedhëve. Sipas Instat, numri i përgjithshëm i gjedhëve ra në 416 mijë krerë, 11% më pak krahasuar me vitin 2018. Kjo ka një ndikim përcaktues në prodhimit e qumështit në vend, duke qenë se lopët janë mbi 85% të prodhimit.

Por, nga ana tjetër, edhe numri i bagëtive të imta pësoi rënie, me rreth 6%, si për delet, ashtu edhe për dhitë. Përveçse te qumështi, rënia e numrit të krerëve u pasqyrua edhe në prodhimin e mishit në vend, që u tkurr me 3% krahasuar me një vit më parë.

Rënie të lehtë për vitin e kaluar pësoi madje edhe numri i derrave dhe i shpendëve, çka tregon një tendencë të përgjithshme rënëse të blegtorisë në vend. Kjo tendencë negative e blegtorisë prek në mënyrë direkte industrinë e përpunimit të qumështit, që është një ndër segmentet më të zhvilluara të agro-përpunimit në vend.

Por, për ekspertin Ervin Resuli gjendja është më shumë alarmante nga çfarë e paraqet INSTAT, që sipas tij po fsheh shifrat. Ai deklaron se nëse blegtoria degradon më tutje do kthehemi në fasoneri të përpunimit të qumështit në rajon.

Qendra Alert/Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed