Menu

Erdogan së shpejti vizitë zyrtare në Shqipëri, këshilltari i tij takon Ramën në Tiranë

Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin ka zhvilluar të premten një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.

Kalin ka deklaruar se Turqia është në bashkëpunim me Shqipërinë në industrinë e mbrojtjes, teksa tha se “paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë është paqja dhe stabiliteti ynë dhe gjithashtu paqja dhe stabiliteti i Ballkanit”.

Ai para gazetarëve u shpreh se është takuar me Ramën dhe që kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalësge dhe çështjet rajonale.

“Pra, është në interesin tonë të përbashkët të forcojmë autoritetet shqiptare të sigurisë kundër terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, trafikut të drogës ose krimeve të ngjashme”, tha Kalin para gazetarëve.

Krau i djathtë i Erdogan kujtoi edhe një erë vizitën që kreu i qeverisë bëri në Turqi, teksa tha se ishte takim jashtëzakonisht produktiv.

Mediat turke shkruajn se pas disa muajsh Erdogan do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Related Posts