Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj pak minuta më parë ka bërë një postim në Facebook ku ka shkruar se “Po merr fund “misteri”, populli nuk ja huq kurrë”. I kontaktuar nga mediat e Kosovës dhe i pyetur nëse ky postim, a ka të bëjë që qytetarët janë helmuar nga uji i pijes, Ramosaj është përgjigjur shkurtë “saktë, informacionet bëhen publike në orën 16:00”.
“Telegrafi” i Kosovës mëson se analizat e tjera të ujit që janë kryer, kanë rezultuar se uji ka qenë me baktere.
Ndryshe përmes një komunikate për medie, KRU “Hidrodrini”, ka bërë të ditur se të gjitha rezultatet e analizave që kanë dalur nga IKSHPK-ja tregojnë se helmimi nuk ka ardhur nga uji.
Në 24 orët e fundit kanë marrë shërbime mbi 250 banorë të kësaj komune që ka shpallur gjendjen emergjente, ndërkohë që gjendja e tyre është e qëndrueshme.
Ndërkohë, i pyetur nga “Zëri”, në lidhje me shkakun e helmimit te njerezve, kryetari i Komunës Ramosaj tha: “Unë nuk e kam zbuluar, por ata që janë marrë me këtë punë po”.
Kujtojmë se deri më tani në Deçan janë paraqitur në qendrat mjekësore mbi 1500 pacientë me simptoma të helmimit.
alert.al/.
LEAVE A COMMENT