Menu

Kurti i përgjigjet Ambasadorit Amerikan: Asosacionin mbi baza etnike e ndalon Kushtetuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur ambasadorit të SHBA, Kosnett për Asosacionin. Kurti thotë se nuk mund të ketë Asosacion në Kosovë mbi baza etnike, por mund të ketë mbi baza gjeografike.

Ai thekson se asosacioni etnik nuk po vjen më si kërkesë nga qytetarët e thjeshtë, por vetëm nga politikanët e Serbisë.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015. Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vie nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjët tonë veriorë’’- tha Kurti.

 

 

Ditën e djeshme, ambasadori i SHBA në Kosovë deklaroi se formimi i Asosacionit është detyrim pasi historia e vendit nuk nis me krijimin e qeverisë Kurti.

alert.al/

Related Posts