Gjykata Kushtetuese, prej 14 qershorit ka në dorë çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Përparim Kalo është caktuar si relator i çështjës, ndërsa ky gjyqtar u zgjodh në Gjykatën Kushtetuese nga vetë kreu i shtetit ne dhjetorin e vitit te kaluar.
Procedura ligjore
Ligji përcakton dhe sanksionon disa afate dhe rregulla. Çështja e e shkarkimit të kreut të shtetit shqyrtohet paraprakisht nga kolegji, i përbërë nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku bën pjesë dhe relatori.
Ky organ ka 3 muaj afat nga data e dorezimit të kërkesës për të vendosur nëse çështja kalon për shqyrtim në seance plenare, dhe nëse po zhvillohet seanca publike.
Kuvendi e ka dorëzuar kërkesen në Kushtetuese në 14 qershor, dhe referuar kësaj afati perfundon ne 14 shtator.
Muaj gusht mund të llogaritet si muaj pushim, çka e shtyn afatet e çështjes për në 14 tetor.
Skenarët
Një prej skenarëve më të volitshëm për kushtetuesen mund të jetë dërgimi tek Komisioni Venecias për një opinion. Në këtë mënyrë anëtarët e kushtetueses heqin nga kurrizi i tyre një përgjegjësi shumë të madhe duke e pyetur Venecian se a konsiderohen shkelje të renda të ligjit deklarimet e presidentit, sa të shkarkohet. Nisur nga zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, parashikohet që disa prej tyre të mbajnë edhe një qëndrim politik në konfliktin mes presidentit dhe mazhorancës duke mos e votuar nismën e kësaj të fundit.
Por nuk përjashtohet mundësia e një aludimi i një roli të pritshëm të ndërkombëtarëve që mund të sjellë një votim nga 5 me 2 deri në 7 me zero, pro shkarkimit.
Ndërsa varianti i fundit është që votimi të dalë në 4 me 3. Po përse mund të ndodhë kjo. Kujtojmë që anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë Vitore Tusha, Sonila Bejtja emëruar nga vetë Presidenti dhe Marsida Xhaferllari e kontestuar nga socialistët gjatë procesit të zgjedhjeve. Ndërkohë anëtarët e tjerë janë Altin Binaj, Fjona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Elsa Toska.
Balancat në Gjykatën Kushtetuese mund të ndryshojë për shkak se më 2 korrik, është afati i fundit për Gjykatën e Lartë për të dërguar dy anëtarët e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo kohë në dispozicion mund të sjelle dhe realitetet të reja, duke nisur nga përbërja e Gjykatës Kushtetuese. Pritet që ky organ nga 7 anëtarë që ka aktualisht të plotësohet me 9 qytarë, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur punën për plotësimin e Gjykatës së Lartë, e cila garanton kuorumin e nevojshem per te zgjedhur 3 anëtaret e saj në Kushtetutese.
Është hera e parë kur Gjykata Kushtetuese do duhet të marrë vendim për një cështje të rëndësishme siç është shkarkimi ose jo i presidentit.
Nëqoftëse Gjykata Kushtetuese plotësohet me 9 anëtarë, atëherë trupa që do të vendos për fatin e Ilir Metës, do të ketë 3 gjyqtarë e zgjedhur nga Presidenti, 3 nga Parlamenti e 3 nga Gjykata e Larte.
alert.al/
LINI NJË KOMENT