Ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së sëmundjes së plasjes. Në total veterinerët tanë do të kryejnë rreth 80 mijë vaksina në 44 fshatra të 6 qarqeve të vendit; Kukës, Dibër, Elbasan, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Vksina kryhet falas për fermerët që mbarështojnë të imtat, gjedhin, njëthundrakët apo derrat. Parashikojmë që procesi në gjithë qarqet të përfundojë në fund të muajit maj. Fushata e vaksinimit është në përputhje me programin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për kontrollin e plasjes në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes së antraksit.
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT