Menu

Përfundon takimi mbi 1 orë me Reeker, Basha e shoqëron zyrtarin e lartë të DASH deri tek makina

Zyrtari i lartë i SHBA se pas vizitës në kryeministri me Edi Ramën ka shkuar menjëherë tek selia blu për të takuar Lulzim Bashën takimi me të cilin zgjati mbi 1 orë.

Ai u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur Jorida Tabaku ndërsa brenda e pret Lulzim Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka përcjellë vetë jashtë selisë së Partisë Demokratike ndihmëssekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker.

Basha ka shkuar me të deri në tek makina e tij dhe pasi e ka përshëndetur është kthyer në zyrën e tij.

Po ashtu në mesditë Reeker do të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim pune. Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

alert,al/

Related Posts