Menu

Roberto Mancini në radhë tek dyqani i lagjes

Një foto e trajnerit të kombëtares italiane, Roberto Mancini, e shkrepur nga një tifoz dhe e shpërndarë më pas në median sociale ka rritur popullaritetin e tifozëve italianë ndaj tij.

Kjo foto është bërë shumë e shpërndarë në median sociale mbi të gjitha për thjeshtësinë e saj.

Pa shumë mendjemadhësi, dhe pa truproja përreth, por si një njeri i zakonshëm, Mancini ka shkuar në një dyqan pranë banesës së prindërve në qytetin e Ankonës, ku dhe është rritur, dhe ka pritur radhën e tij.

Ai ndodhet në këtë qytet pas fitores së Euro2020, për shkak të nënës së tij, e cila ndodhet e shtruar në spital për shkak të shqetësimeve në një këmbë.

Sipas komenteve të njerëzve të pranishëm, trajneri i kombëtares italiane ka shpërndarë autografë, ka bërë fotografi si dhe ka biseduar me të pranishmit për ndeshjen e luajtur me Anglinë.

Burimi: Corriere della Sera

alert.al/

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed