Pak ditë më parë, Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj të 30-të në një super festë, e cila shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet, duke filluar nga organizimi i festës dhe deri te “mungesa” e Shkëlzen Berishës.
Kaq mjaftoi që mediat dhe ndjekësit të fillonin të aludonin se çifti janë drejt ndarjes, pasi Shkëlzeni nuk e uroi as publikisht. Mirëpo, për t’ua mbyllur gojën të gjithëve, Armina së fundmi ka publikuar videon më të bukur nga dita e saj. Ajo shihet krah Shkëlzenit teksa kërcejnë majft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Në këtë mënyrë, blogerja ka bërë të ditur se ajo dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha vazhdojnë në jenë bashkë dhe mes tyre nuk ka ndodhur asnjë “krisje në marrdhënie”.
LEAVE A COMMENT