Menu

Shkëndija e Tetovës, i vetmi ekip shqiptar që kualifikohet në raundin e tretë të Europa Lague dhe sjell në Shkup Totenham. Ja si festohet… Foto/Video

Klufi i futbollit “Shkëndija” e Tetovës, duket se po bën historinë. Ekipi tetovar, i financuar nga Ecolog International  është kualifikuar në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës, pasi ka mundur në Rumani klubin e Botosanit.

Shkëndija është i vetmi ekip shqiptar i mbetur në turin e tretë, pasi edhe tri ekipet nga Shqipëria, Kukësi, Laçi dhe Teuta janë eleminuar në turin e dytë, nga skuadrat, respektivisht, Wolfsburg, H.Beer Sheva dhe Granada.

Skuadra e Ernest Gjokës ka mposhtur Botosanin në Rumani me rezultat 0:1 ndërsa në turin e tretë e pret ekipi britanik, Totenham.

Momendi i golit nga Ibrahimi:

Golin e vetëm dhe të fitores për tetovarët e shënoi Besart Ibraimi në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas ndeshjes, futbollistët e Shkëndijës festuan me të madhe në zhveshtoret e stadiumit në Rumani.

Me këtë fitore, Shkëndija kualifikohet në rundin e tretë eliminator.

Shkëndija e Tetovës do të presë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup ekipin legjendar britanik, në një lojë që do të shënohet si një ndër sukseset e radhës së ekipit. Kjo, pasi Shkëndija solli në Maqedoni edhe skuadra të mëdha të futbollit me emër botëror dhe evropian, si Milan, Gent, Aberdeen apo Salzburg.

Në videon e mëposhtme, festa e stafit dhe futbollistëve të Shkëndijës në dhomat e zhveshjes, pas fitores së mbrëmshme.

Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed