Menu

Shpërthimi në Gërdec/ Caktohet data për seancën e parë ndaj Fatmir Mediut, vendoset gjyqtari i dosjes

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut. Seanca është vendosur më 27 korrik me gjyqtar Erion Çelën.

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Prokuoria e Posaçme ka kërkuar që të anulohet një vendim i Gjykatës së Lartë që pezullonte hetimin për Fatmir Mediun.

15 marsi 2008 shënon tragjedinë e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë kohë ministër i Mbrojtjes i shpëtoi gjykimit pasi kishte mandatin e deputetit. Mihal Delijorgji, president i shoqërisë Albademi, Ylli Pinari, drejtor i MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës Albademi, ishte treshja e të pandehurve kryesorë për Tragjedinë e Gërdecit.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed