Simptomat e sëmundjes së coronavirusit ndryshojnë nga një person tek tjetri, por ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet (infeksione, plagë) në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes
Në të vërtetë, fjala është për lezionet të cilat ngjasojnë me fruthin, theksohet në raportin e Këshillit të ekspertëve të sëmundjeve të shputave të Universitetit për Pediatri.
Siç theksohet, në Itali, Francë dhe Spanjë janë raste të shumta të të sëmurëve të cilët kanë qenë të sëmurë me coronavirus të cilin e kanë pasur në këmbë, për të cilat dëshmojnë dermatologët.
Kjo simptomë posaçërisht është veçuar te fëmijët dhe adoleshentët, mirëpo edhe disa të rritur kanë patur shenja të ngjashme në shputa.
Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen që ende nuk mund të flasim për fakte shkencore përse është kështu, mirëpo kërkojnë që t’i kushtohet kujdes edhe kësaj simptome.
Pra, provat e tyre janë paralajmëruese pasi Federata Ndërkombëtare e Podologëve ka publikuar artikullin në të cilin raportojnë për rastin e një 13-vjeçari, tek i cili janë vërejtur këto simptoma që prej 8 marsit, por për të cilin dyshohet se i është shkaktuar nga pickimi i merimangës. Mirëpo, adoleshenti pastaj është diagnostikuar me coronavirus, pasi ka patur edhe simptoma të tjera. Burimi: www.mirror.co.uk
Qendra Alert/Alert.al
LEAVE A COMMENT