Menu

“Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik”, zhvillohet kursi i dytë i Shkollës së Studimeve Politike

“Përgatisim brezin e ri të liderve” është slogani i Shkollës së Studimeve Politike, e cila prej vitit 2007, ka edukuar e diplomuat qindra lider të rinj, projekt i Akademisë së Studimeve Politike. Në këtë kuadër, fundjavën e kaluar u zhvillua kursi i dytë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike me temë, “Sistemet zgjedhore dhe komunikimi politik” u zhvillua në datat 25-26 shtator 2020 në ambjentet e hotel Rogner në Tiranë.

Florian Hobdari, eksperti i çështjeve zgjedhore pranë Prezencës së OSBE në Tiranë, prezantoi në ditën e parë të kursit një analizë të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Diskutimi ndihmoi për të hedhur gjithashtu më shumë dritë mbi ecurinë e reformës zgjedhore aktuale dhe rolin e faktorit ndërkombëtar në arritjen e një konsensusi mbi këtë reformë. Diskutimi mbi sistemet zgjedhore u plotësua më tej falë sesionit të ekspertit të reformave zgjedhore, z. Kastriot Islami, duke trajtuar problematikat e hasura në sisteme të ndryshme zgjedhore në 30 vitet e fundit.

Politologu Afrim Krasniqi trajtoi gjithashtu në këtë kurs temën e “Sistemit të vlerave dhe karrierës në partitë politike”, të lidhura ngushtësisht me demokracinë e brendshme partiake, si parakusht për të garantuar një përfaqësim më të mirë të vullnetit të qytetarëve dhe cilësine e listave të kandidatëve.

Moduli i dytë i kursit u fokusua në komunikimin politik dhe fushatat elektorale. Z. Neritan Sejamini, ekspert i politikave publike, solli një analizë kritike mbi strategjitë e komunikimit të partive politike, si një faktor i rëndësishëm për fushatat elektorale dhe rezultatet e zgjedhjeve.

Teknikat e komunikimit politik u plotësuan më tej më një diskutim online nga SHBA me konsulentin politik Jim Arkedis, me mbi 15 vite eksperiencë në fushatat politike amerikane. Z. Arkedis solli një panoramë të mesazheve dhe strategjive që po përdorin kandidatët në fushatën elektorale presidenciale në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar një qasje krahasimore me eksperiencën e komunikimit në Shqipëri.

Qendra ALERT / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed