Në Kosovë sot nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me virusit 44 persona, numër i cili ka pësuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme. Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 152 gjatë 24 orët e fundit.
Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj.
Numri i infektimeve nga coronavirusi ka shkuar 107.313 ndërkohë që ai i viktimave është 2.241 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID. Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet mjaft e stabilizuar.
LEAVE A COMMENT