Menu

S’ka më sekret bankar, SPAK, BKH dhe 7 institucione të qeverisë marrin akses të plotë të kontrollojnë llogaritë

Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit rregulloren se si do të sigurojnë informacionin institucionet që do të kenë akses në llogaritë bankare.

Sipas vendimit të miratuar, SPAK apo institucionet e tjera do të duhet të dorëzojnë një kërkesë në drejtorine e Përgjithshme të Tatimeve. Kjo e fundit do të gjenerojë një llogari online dhe kodin me të cilin do të futen personat e ngarkuar në institucionet përkatëse. Informacioni do të jetë kryesisht i pafiltruar dhe do të gjenerohet online, por sipas ligjit duhet të mbahet sekret.

Kodet hyrëse nuk mund t’u bëhen të ditur personave të tretë, të ndryshëm nga përdoruesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garantojnë funksionimin normal, pa ndërprerje të Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare.

Subjektet që do të kenë akses janë: Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit të Parave, Prokuroria e juridiksionit të Përgjithshëm, SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoritë e Taksave dhe Tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Subjektet e interesuara nuk kanë kufizime në numrin e personave qe mund të autorizohen për të patur akses në regjistër, por kanë kufizime në kategorinë e punonjësve që mund të autorizojnë.

alert.al/

.

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed