Australia ka vendosur që të ricilësojë sulmet e peshkaqenëve si ‘takime negative’ për të luftuar të gjitha perceptimet ndaj tyre si ‘përbindësha që hanë njerëz’.
Zyrtarët në këtë vend kanë vendosur që ti cilësojnë sulmet e peshkaqenëve si ‘ndërveprime’ apo si ‘takime negative’, si pjesë e një strategjie të re për ti ndihmuar kafshët që të kuptohen më shumë nga njerëzit.
Ndryshimi në mënyrën e përdorimit të gjuhës është pjesë e një përpjekje për të ndrequr perceptimin e publikut ndaj këtyre specieve të rrezikuara. Autoritetet dhe shkencëtarët kanë dëshirë që të ndryshojnë imazhin e tyre si kafshë vdekjeprurëse dhe që ushqehen me njerëz.
Shkencëtarë të ndryshëm po argumentojnë që termi ‘sulm’ apo ‘kafshim’ ka krijuar një kulturë frike rreth perceptimit të këtyre kafshëve, gjë e cila po dëmton përpjekjet për ti mbrojtur ato. Dhe megjithëse peshkaqenët janë kafshë grabitqare, ato shumë rrallë sulmojnë njerëzit apo ushqehen nga to.
Gjatë vitit të kaluar, në Australi, rreth 8 njerëz janë vrarë në incidente në të cilat ishin të përfshirë peshkaqenët.
Por studiuesit lokalë besojnë që heqja e fjalës ‘sulm’, ndihmon kuptueshmërinë e publikut për peshkaqenët dhe mënyrën e tyre të të sjellurit.
Kjo gjë është e rëndësishme për të pasur mbështetjen e njerëzve për ruajtjen e këtyre kafshëve – ndërkohë që shumë prej tyre po vriten nga njerëzit në të gjithë botën.
Duke iu referuar të dhënave të Fondit Botëror për Natyrën, llojet e ndryshme të peshkaqenëve janë në ulje të vazhdueshme. Studimet më të fundit tregojnë që rreth 100 milionë peshkaqenë vriten çdo vit. Por arsye të tjera, të kërcënimit për zhdukje të kësaj specie janë dhe peshkimi më shumë se c’duhet, ndotja dhe rritja e ndikimit të ndryshimit të klimës.
Burimi: Sky News
alert.al/
LINI NJË KOMENT