Kampionati Europian 2020 do të ngrejë siparin të premten në mbrëmje në stadiumin “Olimpico” të Romës, me sfidën hapëse që do ta luajnë të zotët e shtëpisë përballë Turqisë, ndërsa UEFA ka zyrtarizuar sot edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në atë takim.
Kështu holandezi Danny Makkelie është përzgjedhur nga qeveria europiane e futbollit për të drejtuar takimin Itali-Turqi, ndërsa asistentë të tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan De Vries, gjithashtu holandezë.
Gjyqtare e katërt do të jetë francezja Stephanie Frappart, e cila u bë edhe femra e parë që arbitroi një ndeshje në Champions League, ndërsa arbitër i VAR-it do të jetë holandezi tjetër Kevin Blom.
LINI NJË KOMENT