Menu

VIDEO/ Në kulmin e sezoni të shitjeve, fermeri ankohet se në serat e tij ka prodhim por s’ka treg

Fusha e Myzeqesë edhe këtë vit ka prodhim të bollshëm të perimeve. Fermerët kanë kultivuar në sera varitete të ndryshme të perimeve, por kryesisht domate e kastraveca. E në një kohë kur ky prodhim është rritur dhe gati për t’u hedhur në treg, fermerët e kanë të vështirë të gjejnë blerës. Kjo për faktin se kërkesa për këto produkte është nën kosto. Kështu, rasti konkret vjen nga fermeri Vladimir Çela. Në serat e tij ai ka kultivuar këtë vit kastraveca.

Arkat janë mbushur plot por çmimi i këtij produkte nuk justifikon mundin e vitit. Nëpërmjet një video denoncimi në rrjete sociale, fermeri ankohet se me çmimin aktual pre 20 lekësh, ai nuk mbulon dot as kostot e prodhimt. Kryesisht fermerët e zonës e blejnë farë, po ashtu edhe produktet plehrues si dhe ilaçet e ndryshme për spërkatje të bimës. Të gjitha këto kost, Vladimir Çela thotë se është e pamundur t’i kompesosh me çmimin e tregut.

Në këtë pikë fermerët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë për të ndërhyrë në rregullimin e tregut. Nëse flasim për kryeqytetin, një kilogram kastravec shitet nga 70 deri në 100 lekë, ndërkohë që fermeri nuk e shet dot as me 20 lekë. Diferenca është e madhe. Pa harruar dhe eksportin e perimeve shqiptare drejt Ballkanit dhe Europës. Të shumta kanë qenë rastet kur fermerët janë detyruar t’i hedhin në kanal prodhimet e tyre për shkak të mungesës së tregut.

Qendra Alert / Alert.al

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed