Vllaznia bëhet gati për misionin Conference League me objektivin për të përmbysur humbjen e parë 3-1 në Bosnje përballë Siroki Brijeg. Shkodranët duhet të fitojnë të paktën që ta cojnë në shtesa lojën ose me nje diference ndryshe nga ajo 3-1. Në mungesë të trajnerit Brdariç i pezulluar për kartonin e kuq qe mori në ndeshjen e parê, foli asistenti Elvis Plori i cili nuk preferoi të flasë shumë për arbitrimin e ndeshjes së parë por u përqëndrua vetëm te sfida në “Loro Boriçi”.
“Është e shumë pritur për ne dhe për gjithë opinion shkodran, pasi ka 10 vite që nuk luajmë në kupat e Europës në Shkodër. Është e shumëpritur edhe për një arsye tjetër, pasi prej dy vitesh që luajmë pa tifozë. Ka adrenalinë tjetër me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar.
Është e vështirë të përmbysim rezultatin. Moralisht skuadra është e mirë. Nuk ishte rezultati i merituar atje. Nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë.
Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional.
Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët.
Brdaric mungon, po do komunikojmë. Kemi bashkëpunim perfekt. Shpresojmë të shënojmë shpejt. Latifi nuk do luajë nga fillimi. Të gjithë e njohin dhe ka shumë dëshirë, por nuk është ende i gatshëm. Do ketë minuta për të, por duke parë se si shkon ndeshja.
Nuk e shikoj veten të aftë të gjykoj një arbitër pa nisur ndeshje. Arbitrat e huaj, kur kanë ardhur këtu edhe në kampionat, nuk ka pasur protesta siç ndodhi atje me ne. Uroj të mos ndodhë më”, u shpreh Plori në vigjilje të sfidës së Vllaznisë në Conference League.
Në krah të trajnerit të dytë, Plori në konferencën për shtyp ishte edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili i cili vuri theksin te forca e tifozëve për të arritur përmbysjen në “Loro Boriçi’ ndaj Siroki Brijeg”.
Ai tha se gjithçka mund të ndodhë nëse ekipi tregohet agresivë dhe as me arbitrat e sfidës së parë boshnjakët nuk do t’,i shmangeshin humbjes.
“Faleminderit që keni ardhur, e dimë çfarë ndeshje na pret. E dimë se duhet të përgjigjemi pozitivisht. Jemi optimist për ndeshjen e nesërme sepse tifozët janë arma më e fortë e Vllaznisë dhe besoj se ardhja e tyre na gëzon shumë sepse na kanë munguar shumë gjatë këtyre dy viteve.Me ta do jemi më të fortë dhe mund t’ia dalim bashkë. Shanset janë të mëdha. Ata na kanë shënuar tre dhe ne mund t’i shënojmë atyre gjithashtu. Mrekullia është mes nesh dhe ne mund të besojmë. Ndeshjen e fundit nuk ishim agresiv dhe kjo na penalizoi.Duhet të jemi më agresiv. Sa i përket gjyqtarit atje nuk dua të komentoj fare sepse nuk e kam bërë asnjëherë. Duhet të dimë diçka sepse këto gjëra po ndodhin edhe në kompeticionet dhe na bën të tregojmë respekt për arbitrat vendas dhe të ndryshojmë qëndrimin për arbitrat vendas. Kanë pasur shumë raste sepse nuk ishim agresiv. Edhe po të vijnë me të njëjtin arvbitër në Shkodër, nuk i kemi frikë farë sepse kemi tifozët. Nuk do e kenë të lehtë siç e patën në Bosnje. Duhet të jemi agresiv dhe këmbëngulës në që nga minuta e parë, e kemi biseduar edhe me trajnerin”, deklaroi mbrojtësi shkodran në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Siroki Brijeg”.
alert.al/
LEAVE A COMMENT