Version i ri për zhdukjen e shefit shqiptar të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin. Rudolf Dofi Elezović, mund të jetë fshehur vetë për t’i shpëtuar ndjekjes penale për një dosje të hapur. Prej 7 ditësh, Elezoviç rezulton i zhdukur. Hetuesit dyshojnë se ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudollf Elezovic, është larguar nga vendi pasi kishte frikë se do të arrestohej pas seancës që ishte planifikuar që të mbahej për të. Për herë të fundit oficeri i zhdukur është parë në kufi me Shqipërinë.
Mediat e huaja raportojnë se Elezoviç kishte lidhje me një grup trafikantësh dhe lidhja e tij me grupet kriminale ishte zbuluar nga prokuroria malazeze. Bëhet me dije se Elezovic është i përfshirë në trafikun e drogës prej 1.5 ton marijuanë, të cilët u kapën pak kohë më parë në kuadër të operacionit “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona.
Një nga të arrestuarit është shprehur se Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët. Gjithashtu mësohet se ai është gjallë, por që nuk janë dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve. Rudolf Dofi Elezović bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.
alert.al/
LEAVE A COMMENT