Menu

Zyrtare, Fabio Paratici largohet nga Juventusi

Fabio Paratici largohet nga Juventusi. Pas zërave të shumtë të muajve të fundit, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizmi nga vetë shoqëria bardhezi. Admistratori i deleguar thotë lamtumirë pas 11 vitesh, me nëntë tituj kampion të fituar, pesë Kupa të Italisë, po kaq Superkupa të Italisë dhe me dy finale (të humbura) në Champions League.

Ish-krahu i djathtë i Beppe Marottas, me të cilin kishte bashkëpunuar te Sampdoria, para se të vendosej në Torino, ka qenë një nga arkitektët e mëdhenj të sukseseve të panumërta të “Zonjës së Vjetër” në dekadën e fundit. Ka bërë goditje të mëdha në merkaton e Juves, duke blerë emra të tillë si Barzagli, Pogba, Tevez, Dybala, Cristiano Ronaldo e De Ligt.

Në njoftimin e klubit bardhezi për largimin e Paraticit shkruhet:

“Pas 11 sezonesh punë intensive, me suksese dhe pasion të madh në fushë dhe në zyra, Fabio Paratici, administrator i deleguar i Juventusit, do të largohet nga klubi. Kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor 2021, nuk do të rinovohet. Drejtuesi i lartë i Juventusit dhe presidenti Agnelli u takuan në Continassa nga ku dolëm me këtë vendim. I ardhur nga Sampdoria, Fabio u bashkua me klubin e Juventusit në verën e vitit 2010, duke u rritur në mënyrë progresive në pozicionet drejtuese, kompetenca dhe përgjegjësi. Fillimisht koordinator i Zonës Teknike, më pas Drejtor Sportiv nga sezonin 2011-2012 dhe nga viti 2020 administrator i deleguar, Fabio Paraitici përfundon karrierën drejtuese tek Juventusi me mbylljen e sezonit.”

Postime të ngjashme

LINI NJË KOMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed