Menu

Uran Ferizi ambasador në Britani, Këshilli Kombëtar i Diasporës: Akademik me karrierë të shkëlqyer

Uran Ferizi, emri i shumë lakuar së fundmi nga mediat shqiptare dhe jo vetëm në lidhje me postin e rëndësishëm të ngarkuar në krye të diplomacisë në Marrëdhëniet Shqipëri – Britani e Madhe, por edhe në lidhje me kontributin e tij për mbrojtjen e interesave kombëtare, të komunitetit shqiptar ku ai ka jetuar e ushtruar detyren e tij profesionale dhe përforcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Britani.

Uran Ferizi është cilësuar si personi i duhur që mund të bashkëpunojë për zgjidhjen e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, pasi e njeh vetë më së miri çështjen, duke qenë se në moshën 17 vjeçare ka hyrë si emigrant në Britani.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe Këshilli Kombëtar i Diasporës duke e cilësuar si akademik me cilësi të shkëlqyera.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale KKD shpreh mbështetjen për çdo emigrantë shqiptarë që do të mbetet zëri i fuqishëm e i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj Shqiptarisë kudo në botë.

Reagimi i plotë:

Diaspora shqiptare – Shembull i integrimit të suksesshëm

Këshilli Koordinues i Diasporës me objektiv prioritar evidentimin e vlerave si dhe mbështetjen e vazhdueshme të diasporës shqiptare, do të mbetet zëri i fuqishëm e i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj Shqiptarisë kudo në botë. Ne festojmë arritjet e emigrantëve shqiptarë, të cilët me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar.

Kështu është edhe rasti i një emigranti me histori suksesi të padiskutuar, i cili është thirrur të shërbejë në postin e diplomatit që do duhet të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe, sidomos në çështjen madhore të emigracionit.

Uran Ferizi, akademik me një karrierë të shkëlqyer sa në Britani dhe në SHBA i përket atij grupi të komunitetit që sakrifikon pa hezitim të lëjë mënjanë arritjet e tij në fushën profesionale për t’i shërbyer të dy vendeve ku është brumosur.

Me angazhimin e ri në sferën diplomatike, Z.Ferizi jo vetëm që merr përsipër rolin e përgjegjshëm të përfaqësimit të interesave kombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve, por njëkohësisht do të shërbejë në vendin ku iu ofruan shanset e edukimit e të kualifikimit, duke shpërblyer sot atdheun e tij të dytë, një detyrë që kontribuon në të mirën e dobishme të dy vendeve. Ne falenderojmë Britaninë e Madhe për faktin që një Britaniko-Shqiptar, me një bagazh të gjerë të botëkuptimit jo vetëm të komunitetit Shqiptar por edhe atij Britanik, është pranuar pa paragjykim të kryejë detyrën e tij.

Tipari më i mrekullueshëm i emigrantëve është dashuria dhe respektimi i thellë i të dy vendeve që u përkasin.

Së fundi, Këshilli Kooordinues i Diasporës mbështet dhe është krenar për të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë arritur të mbulojnë çdo fushë të jetës me ambasadorë të shkëlqyer në çdo kënd të botës. Ata shërbejne si udhërrëfyes gjeneratash që do të vijojnë të transmetojnë vlerat tona më të larta kombëtare ndër breza.

Burimi: Apel.media

Related Posts