Nga Hyrida Basha*
Një ushqyerje e mirë është një ndër mënyrat më të mira të kujdesit ndaj vetes. Ushqyerja e mire pasqyrohet së jashtmi në shëndetin e lëkurës, energjinë dhe vitalitetin, por gjitahshtu dhe së brendshmi. Nëse në organizëm vendosim ushqime të papërshtatshme sigurisht kjo do të ndikojë në mënyrën sesi organizmi, imuniteti përgjigjet ndaj mjedisit të jashtëm. Përdorimi i erëzave dhe ushqimeve të fresketa ka rol thelbesor në forcimin e sistemit imunitar. Në kuzhinë larmia e produkteve duhet të jetë e madhe në mënyrë që të sigurojmë një energji ditore dhe nivel mikronutrientësh të nevojshëm për përballimin e ditës por jo vetëm. Në shumë prej recetave të mia është i pranishëm edhe kaperi. Përveç shijes dhe aromës, pra gjithëvlerave të tjera organoleptike, kaperi është një ushqim me shumëvlera. Po e risjell në vëmendje kaperin, nisur nga një studim I bërë sëfundmi lidhur me aftësinë që ka nje prej elemnteve përbërës të tij në luftën me Sars-CoV-2.
Kaperi, është një ushqim i “egër”, që gjendet kryesisht në Itali, rritet në shkëmbinj dhe vende shkëmbore. Ka nje lule shumë tëbukur. Por i sapovjelë nuk mund të shijohet pasi ka një shije tëhidhur dhe nuk e bën të këndshëm përdorimin e tij krudo. Përdorimi i tij në kuzhinë nis që prej salsave deri tek turshitë, marinimi i peshkut, mishit apo kremrave të ndryshëm. Zakonisht është zëvendësues i mirë I ullirit, njihet dhe si ulliri i egër. Përmban sasi të lartë të hekurit i cili ndihmon gjakun dhe qelizat e tij të kryejne proçeset e nevojshme për trupin. Përmban sasi tëkonsiderueshme të vitamines K, e cila lidhet me kohën ekoagulimit të gjakut si edhe ndhmon mire shëndetin e kockave. Veç kesaj ka sasi te mira të vitaminës A, E dhe shume antioksidantë të tjerë të fuqishëm të cilët lidhin radikalet e lirëdhe i nxjerrin jashtë trupit. Parandalojnë oksidimin e yndyrnave në gatim duke ndihmuar shëndetin kardiovaskular.
Veç ketyre e shumë të tjera përmban mineralin silic, veçori kjo që pak ushqime e kanë. Dy flavonide shume të mirë janë Rutina dhe Kuercitina. Jo shumë ushqime i përmbajne këto flavonide. Por rëndësia e tyre është e paimagjinueshme në shëndetin kardiovaskular si dhe në funksionin antioksidante qëpërfaqësojnë. Pikërisht kuercitina, rezulton të jetë një armëkundër Covid-19, një përbërës me origjinë natyrale qëfunksionon si inhibitor (bllokues ) specifik për Sars-CoV-2, duke destabilizuar 3CLpro një nga proteinat kryesore dhe thelbësore të virusit si dhe duke ulur dhe bllokuar nivelin enzimatik tëvirusit. Një zbulim ky i një studimi internacional ku pjesëmarrës është Insituti Nanoteknologjik i Kërkimeve Shkencore i Kozencës, Itali (Cnr-Nanotec).
Ushqime të tjera që kanë përmbajtje të kuercitinës janë: qepa e kuqe dhe radhiqja me veti të larta antioksiduese, antiinflamatore, antialergjike . Janë vënë re dhe veti farmakokinetike si edhe është vëne re që tolerohet më së miri thuajse nga të gjithënjerzit.
Dhe në luftën ndaj Covid-19, ushqimi sigurisht merr një rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm.
*Autorja është Nutricioniste
Alert.al
LEAVE A COMMENT