Menu

Ushqimet pa vlerë, Gjermania: Të ndalohen reklamat ndaj fëmijëve

Pas Mbretërisë së Bashkuar, Gjermania shpall luftë edhe ndaj ushqimeve pa vlera ushqyese dhe mbi të gjitha për reklamat që synojnë fëmijët dhe të rinjtë. Ministri federal për ushqimin dhe bujqësinë Çem Özdemir sapo ka njoftuar propozimet e tij për një forcim të legjislacionit të futur në 2021, por u provua i pamjaftueshëm. Iniciativat e prodhuesve, në Gjermani si në shumë vende të tjera janë krejtësisht të papërshtatshme dhe shpesh vihen në vend vetëm për të maskuar të tjerët, shumë më agresivë, të dedikuar ndaj reklamave pak a shumë të drejtpërdrejta, të orientuara ndaj fëmijëve. Rezultati është se, sipas ministrisë, çdo fëmijë dhe i ri kur përdor një media sociale sheh jo më pak se 15 reklama çdo ditë: një situatë e papranueshme dhe të vështirë për t’u mohuar.

Sipas propozimit, çdo formë e reklamimit në çdo media, duke përfshirë mediat sociale, do të ndalohet midis orës 06:00 të mëngjesit dhe 23:00. Gjithashtu do të ndalohet reklamimi i produkteve jo të shëndetshme brenda një rreze prej 100 metrash nga të gjitha shkollat, objektet sportive, pishinat dhe vendet ku fëmijët kalojnë kohën e tyre të lirë, si dhe të gjitha sponsorizimet e veprimtarive për fëmijët dhe të rinjtë.

Për ushqimet që i nënshtrohen kufizimeve, përmbajtja e sheqerit, yndyrës dhe kripës do të bazohet në profilet ushqyese të vendosura nga OBSH, për kufizimin e marketingut të drejtpërdrejtë tek fëmijët. Sipas vlerësimeve fillestare, kjo do të thotë se rreth 70% e ushqimeve të reklamuara aktivisht sot, duhet të ndalohet. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts