14 C
Tirana
Wednesday, April 14, 2021
No menu items!

Victim Support Europe dhe partnerët, nisin fushatën e informimit për shërbimet mbështetëse për viktimat e krimit në Evropë

BRUKSEL, 22 shkurt 2021 – Ndërsa kjo ditë shënon Ditën Evropiane për Viktimat e Krimit, Victim Support Europe ka kënaqësinëtë lancojë fillimin e fushatës “Promovimi i të Drejtave të Viktimave në Evropë” (PREVICT). Realizuar me tetë partnerë në 6 vende të ndryshme, fushata synon të informojë publikun e gjerë për ekzistencën e shërbimeve mbështetëse të viktimave dhe të inkurajojë viktimat që të arrijnë këto shërbime.

Fushata do të sigurojë informacion në lidhje me shërbimet mbështetëse për më tepër se 4,5 milion viktima të krimeve në gjashtë vendet pjesemarrëse. Videot dhe materialet e tjera informuese (tabela, postera, broshura, afishe, etj.) do të shpërndahen në mediat sociale dhe jo vetëm, nga Shkurti deri në Maj 2021 nën hashtagun (#RigjejSigurinëTënde dhe #SëBashkuNeMundemi).

Ekziston një ligj i rëndësishëm i BE për viktimat e krimit, i miratuar 9 vjet më parë, në vitin 2012, i quajtur Direktiva e të Drejtave të Viktimave të BE-së, e megjithatë rezulton se shumica e qytetarëve të BE-se nuk janë në dijeni të kesaj Direktive. Sipas këtij ligji, çdo viktimë e krimit në BE gëzon të drejtën e shërbimeve falas për mbështetjen e viktimave, dhe çdo shtet anëtar duhet të organizojë infrasktukturën kombëtare për mbështetjen e viktimave tëkrimit. Deri më tani, shërbimet ekzistojnënë shumicën e vendeve të BE-së. Problemi është se të paktën gjysma e popullsisë së BE-së nuk ka informacion për ligjin dhe shërbimet mbështetësenë dispozicion të viktimave. Kjo fushatë synon të plotësojë këtë boshllëk. Materialet informuese sigurojnëinformacioni, në mënyrë qëpopullata të dijë se çfarë është një shërbim mbështetës për viktimat dhe ku ata mund të kërkojnëndihmë, ”tha Marina Kazakova, Oficere  Komunikimi e Victim Support Europe.

Fushata përmban fytyrat dhe zërat e viktimave që ne i zbulojmë përmes videove të fushatës. Në këto video (nga një video e prodhuar për secilin vend partner), te filmuara në gjuhën kombëtare, viktimat ftojnë publikun në një udhëtim të fuqishëm dhe emocional përmes historive të tyre. Nga hapja e saj, duke vënë në pah pamjet mahnitëse të peizazhit të vendit, ku zhvillohet rrëfimi i viktimës deri në mjedisin në të cilin ndodhi vepra, videot shfaqin pasojat e krimit dhe fuqizojnë viktimat të veprojnë. Personazhet ndajnë historitë e tyre, dyshimet dhe frikërat e tyre, si e zbuluan se mbështetja ekzistonte, kur dhe se si kishin guximin të kërkonin ndihmë dhe se si u ndihmuan.

Kjo fushatë pan-europiane bazohet në Strategjinë e fundit të BE-së për të Drejtat e Viktimave, të miratuar nga Komisioni Evropian në Qershor 2020. Fushata shkon në një linjë me përparësinë e strategjisë ‘Komunikimi efektiv me viktimat dhe sigurimi i një ambienti të sigurt për viktimat për të raportuar krimin ‘për të arritur objektivin e BE-së për të fuqizuar viktimat për të raportuar krimin. Fushata u mbështetfinanciarisht nga Programi i Drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe është pjesë e projektit PREVICT, në të cilin Victim Support Europe, organizata udhëheqëse së bashku me Transcendent Media Capital Transcendent Media Capitaldhe 6 organizata për mbështetjen e viktimave marrin pjesë the Human Rights for Democracy Centre (AL), UdrugazaPodrskuzrtvama I Svjedocima (HR), FehérGyűrű (HU), Victim Support Malta (MT), The Center for Crime Prevention in Lithuania (LT) and APAV (PT).

“Një nga aspektet inovative të fushatës reflektohet në mënyrën se si janë zhvilluar mjetet e dhenies se informacionit. Së pari, u krye një hulumtim i thelluar mbi praktikën më të mirë në dhënien e informacionit viktimave, si në vendet e partnerëve ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar. Bazuar në atë hulumtim, partnerët zhvilluan materiale informuese që u vijnë në ndihmëviktimave ”, tha Inês Nunes de Freitas, Oficere e Projektit i VSE, e cila koordinon projektin PREVICT.

Kjo fushatë është një nga elementët kryesorë të fushatës pan europaine informuese të Victim Support Europe “Ju nuk do ta besoni, por ekziston”, e cila fillon më 22 shkurt dhe do të shtrihet përgjatë  2021.

Për më shumë informacion dhe për të zbuluar përmbajtjen e materialeve të fushatës, ju lutemi konsultohuni me listën e fushatave kombëtare më poshtë:

Albania: https://www.previct.info/albania/

Croatia:https://www.previct.info/croatia/

Hungary:https://www.previct.info/hungary/

Lithuania:https://www.previct.info/lithuania/

Malta: https://www.previct.info/malta/

Portugal: https://www.previct.info/portugal/

Qendra ALERT / Alert.al

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Video/Pacientit i mbaron oksigjeni dhe nuk i ofrohet asnjë ndihmë, Dasho: Nuk kam fjalë, sistemi shëndetësor dështoi

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho  ka komentuar edhe...

Covid-19, Xhakaliu: EcoCare ngriti qendra të mëdha për vaksinimet masive, synon për të siguruar vaksina edhe për Shqipërinë

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Skënder Xhakaliu, Zhvillimi i Biznesit për Europen i Ecolog ka folur për...

Eksperti Erion Dasho: Si çaloi menaxhimi i pandemisë dhe rastet e dyshuara të vdekjeve pas vaksinës

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për fushatën e vaksinimit kundër covid-19...

Investigimi / Si mashtrohen fermerët me cilësinë e plehrave kimike dhe rreziku i shëndetit nga prania e tyre në produktet ushqimore / Foto –...

Nga Rudina MUÇA* Toka e punuar çdo vit gradualisht bëhet jo pjellore. Për këtë arsye fermerëve u lind nevoja që tokat bujqësore t’i ushqejnë me...

Arben Shytaj: Abuzimet e kompanive me plehrat kimikë, rreziku që përkthehet në produkte ushqimore

Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Arben Shytaj ish-përgjegjës Inspektoriati dhe ish inspektor i PMB ka folur për...

More Articles Like This

- Advertisement -