Menu

Vrasja mafioze në Ksamil, biznesmeni që u ekzekutua mbrëmë, kishte qenë prej disa vitesh në Angli

Gramoz Mema u vra mbrëmë në Ksamil, Sarandë në orën 21.45. Mësohet se ka qenë prej disa vitesh emigrant në Angli. Ai ishte kthyer para dhjetë vitesh dhe jetonte me nënën, ndërsa ishte i pamartuar.

Ai ishte pronar i një lokali dhe shtëpinë e tij e jepte me qira gjatë sezonit turistik. Thuhet që përveç shtëpisë në Ksamil viktima ka edhe një shtëpi tjetër në Tiranë. Sipas burimeve, vrasësit mund të kenë qenë një grup me 4 vetë. Mema ka marrë plagë të shumta në trup dhe ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi  G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve”, njofton policia. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Sarandës, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore. Ndërsa policia është duke hetuar për rastin dhe nuk ka dalë ende me ndonjë konkluzion për shkakun dhe autorët.

alert.al/

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed