Menu

Zbardhet vrasja në Bubq/ Jetonin në Tiranë, si e vrau kameramani gruan e tij në oborrin e stallës së lopëve

Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Bubq, ku një burrë vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe tentoi të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës.

Autori i dyshuar i krimit, 51-vjecari Artan Ismalaj, me profesion kameraman, teksa ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta kanë hyrë brenda në magazinë.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Mësohet se çifti në fjalë ka në pronësi të tyre një dyqan pranë fakultetit të Inxhinierisë.

“Fillimisht mendova se ishin në momente intime, dhe u afrova për t’i larguar, por më pas pash viktimën të mbuluar me gjak, atëherë njoftova policinë” – kështu është shprehur punonjësi i sigurisë në dëshminë e tij për policinë, lidhur me krimin e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bubq të Krujës.

Ka qenë pikërisht roja i magazinës që ka njoftuar policinë, pasi ka pikasur makinën tip ‘Ford”, në të cilën 51 vjecari Artan Ismalaja qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij, 45-vjecare Klarita. “U afrova për t’i larguar” mësohet të jetë shprehur ai.

Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.

alert.al/

Related Posts