14 C
Tirana
Tuesday, December 1, 2020
No menu items!

Zhvillimi i Ballkanit Perëndimor, Filantropi Lazim Destani ndan diskutimet e veçanta me Peter Beyer

Zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor dhe gjendja e tij e përgjithëshme ishin kryefjala e një takimi të frytshëm online midis filantropit Lazim Destani dhe deputetit të Bundestagut Gjerman, z.Peter Beyer. Në këtë diskutim të radhës, morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, kontributi i të cilëve ka qenë i çmueshëm në çdo sfidë të përbashkët. Gjatë bisedimit të përbashkët, një çështje e rendësisë së veçamtë ka qenë edhe liberalizimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.

Si një nga përkrahësit më të mëdhenj të çështjeve kombëtare dhe mbështetësve të shqiptarëve në troje, biznesmeni Lazim Destani shprehet këmbngulës që një orë e më parë Kosova të njoh lirinë e daljes në Europë me pasaporta. Për këtë qëllim është angazhuar edhe deputeti Peter Beyer, i cili është edhe raportues i marrëdhënieve transatlantike dhe Ballkanit Perëndimor. Kështu, vet Gjermani mbetet mbështetëse në këtë proçes të rendësishëm për t’i dhënë dritë një ëndërre të madhen për Kosovën.

Këtë investim ndaj shqiptarëve, kryetari i Bordit Drejtues të Ecolog International, një nga kompanitë më të fuqishme ndërkombëtare, e ka bërë prej vitesh. Si një punë e palodhur por gjithmonë në kërkim të rezultateve të reja e shpresë-dhënëse, Destani beson se investimi më i mirë është ndihma ndaj kombit dhe etnisë shqiptare. Kjo është edhe arsyeja se përse biznesmeni Lazim Destani ka mbështetur kauza të kombëtare por edhe rajonale.

Në rolin e Anëtarit të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës se Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani ndau përshtypjet e para të këtij bashkëpunimi i cili synon zhvillim, integrim, ekonomi, vizion dhe të ardhme për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre dhe jo vetëm. Nëpërmjet rrjeteve sociale Destani vlerësoi shkëmbimin e marrëdhënieve me shtetin gjerman por edhe bashkëpunimin me Diasporën.

“Së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës mbrëmë patëm nderin të zhvillojmë një takim online me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman si dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme ku ai është raportuesi kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shërben si raportues për Kosovën.

Në këtë takim shumë miqësor diskutimet tona u përqendruan tek sfidat dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedave mes anëtarëve të KKD dhe z. Beyer vend të posaçëm zuri çështja e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën, situata politike dhe gjendja ekonomike në vendet e rajonit, si dhe programet e BE-së për investime në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin tonë, z. Peter Beyer vuri në pah se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe se po punohet për integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Europian. Ai e nënvizoi dhe rëndësinë e plotësimit të kushteve nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat që duhet t’i kryejnë këto vende. Gjatë fjalës së tij z. Beyer në mënyrë të veçantë nënvizoi përpjekjet e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rikonfirmoi se vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit europian si dhe i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Takimin e mbyllëm duke e çmuar lart përkushtimin e deputetit Beyer për ta ndihmuar rajonin tonë si dhe duke e falënderuar për këshillat e tij dashamirëse për rolin e diasporës sonë në çuarjen përpara të proceseve integruese e të zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkruan Lazim Destani në facebook.

Së fundmi, BE do të investojë rreth 9 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor. Kryesisht ky fond do të shpërndahet për investime në fushat ekonomike, të transportit dhe infrastrukturës. Përthithëse të këtyre fondeve do të jetë Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut si dhe vendet fqinje. Projektet pritet të zgjasin deri në vitin 2024. Ndërkohë paralelisht me investimet ndërkombëtare, mjaft i çmueshëm mbetet edhe kontributi i Diasporës dhe intelektualëve e sipërmarrësve si Lazim Destani, të cilët kauzat kombëtare i shohin me një prioritet të veçantë.

Qendra Alert / Alert.al

https://www.facebook.com/205624756139629/posts/4207983815903683/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmi i fundit

Kalaja: Qeveria e shkëputur nga realiteti, ka banorë në çadra të infektuar me covid-19

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe...

1 vit nga tërmeti, Aulon Kalaja: Mungon drejtësia për 51 jetët e humbura, asnjë banesë e ndërtuar në Thumanë

Emisioni “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj ka trajtuar këtë të mërkurë, 1 vit nga fatkeqësia e tërmetit dhe pandemia e covid-19. I ftuar...

Covid-19, pedagogu Ilir Pecanikaj: Shifrat e MSH janë fiktive, qeveria mbulon humbjet e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, pedagogu i departamentit të Shëndetësisë në PD Ilir Pecanikaj ka folur për pandeminë e...

Papërgjegjshmëri për orët shtesë të inspektorëve të Covid-19, AKU luan “ping pong”, fajson dhe drejtoritë rajonale

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit “luan ping pong” me inspektorët që janë pjesë e Task-Forces qeveritare për përballimin e situatës së Covid-19, ndërkohë që ende...

Ngjarja historike/ Për shqiptarët në ditë të vështira, filantropi Lazim Destani i dha zë Festivalit mbarëkombëtar për 80-vjetorin e Pavarësisë

Pas vitet 1990 kanë qenë mjaft të vështira për kombin shqiptar. Në njerin krah Shqipëria po dilte nga regjimi diktatorial, lufta për pushtet ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -