KOSOVË – Diaspora e mban premtimjn e dhënë pak ditë më parë, duke sjellë në Kosovë, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës plot 15 mijë teste pë Koronavirus.
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës sot janë dorëzuar 12 mijë teste për COVID-19 nga filantropi e biznesmeni Lazim Destani, drejtues i Ecolog International, Remzi Ejupi nga “Eurokoha” dhe Nazmi Viqa nga “Abbruch AWR”. Tee ndërmarrësit e suksesshëm shqiptarë, këtë donacion e premtuan pak ditë më parë.
Lazim Destani, përfaqësues i kompanisë “Ecolog”, tha se diaspora vazhdimisht sytë i ka nga shqiptaria.
“Është kënaqësi dhe nder sot të jemi këtu. Pak më parë bëmë edhe një vizitë brenda Institutit dhe pamë format se si po ec në këtë drejtim Instituti. Së bashku me dy kolegët e mi, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, morëm këtë iniciativë që të sigurojmë këto teste. Iniciativën e kemi marrë edhe më bashkëpunim me ish-ministrin Arben Vitia. Janë gjithsej 15 mijë teste. Diaspora i ka gjithmonë sytë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia. Shpresoj sa më shpejt të dalim nga kjo situatë”, theksoi Destani.
12 mijë do të jenë për Kosovën, 2 mijë do të jenë për Maqedoninë e Veriut dhe 1 mijë për Luginën e Preshevës.
Alert.al
LEAVE A COMMENT