Menu

Receta

Tavë kosi elbasanase, e famshme ndër shekuj

Është e famshme ndër shekuj Tava e Elbasanit me Kos e Mish Qengji.

Nëse ka një recetë gatimi që është tipike e kuzhinës sonë autoktone e që është gatim i përgatitur vetëm nga amvisat shqiptare, ajo është pikërisht Tava e Kosit.

E pamundur t’i rezistosh kësaj pjate, jo vetëm nëse e ke të servirur në tryezë por edhe thjeshtë nëse e përmend apo e dëgjon diku, kjo tavë mbetet si një ndër gatimet më të jashtëzakonshme tradicionale shqiptare.

Sigurisht, kjo recetë është ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve. E madje, thuhet se Tava e Kosit, traditë e qytetit të Elbasanit ishte pjata e preferuar e Ismail Qemalit.

Sipas gojëdhënave të përcjella nga të vjetrit e Kaninës, thuhet se në prag të ditëve të shpalljes së Pavarësisë, kur Ismail Qemali mbërriti në Vlorë në vitin 1912, kërkoi t’i gatuanin tavën e vërtetë të kosit të Elbasanit.

Nga ajo ditë, shumë familje shqiptare, sidomos të zonave përreth gatuajnë Tavën e Elbasanit si pjesë të gatimeve tradicionale për festën e Ditës së Pavarësisë.

Receta tipike e Tavës së Elbasanit, e cila mund të gatuhet krejt lehtë në shtëpi.

Si të Përgatisim Tavën e Shijshme të Kosit 

Përbërësit

700 gr mish qengji i freskët (ose mish pule)

150 gramë gjalpë

4 kokrra vezë të freskëta

1200 ml kos i freskët

3 lugë gjelle miell

Një filxhan i vogël kafeje me oriz

Kripë

Piper

Përgatitja e Mishit

Si fillim bëjmë gati mishin. E pastrojmë mirë me ujë të bollshëm dhe e vendosim të prerë në copa në tavë.

Më pas, ju udhëzon që të gjitha copat e mishit t’i lyeni përmes një furçe me gjalpë dhe t’u hidhni pak kripë sipër dhe një një gotë me ujë.

I vendosim në furrë që të piqen dhe i lëmë derisa të marrin ngjyrën e kuqërremtë të pjekjes.

Pasi është pjekur e heqim nga furra dhe përgatisim salcën.

Përgatitja e Salcës me Kos

Kujdesemi që ujin e mbetur në tavën e mishit të pjekur ta heqim mënjanë pasi do të përdoret për përgatitjen e kosit

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin.

Hedhim miellin dhe e kaurdisim bashkë me gjalpin.

Në momentin që mielli zverdhet pak, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni me ngadalë lëngun e mishit (të cilit i hedhim edhe gjysmë gote ujë shtesë)

Trazojmë me lugë druri dhe pa ndalesë në mënyrë që të shmangim krijimin e kokërrizave.

Pasi masa bëhet e njëtrajtshme e lëmë të vlojë pak dhe kur salca të jetë trashur e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Më pas, në një tas hedhim hedhim vezët dhe i rrahim fort derisa të njëtrajtësohen.

Shtojmë kripën, pak gjalpë, piperin dhe kosin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Më pas, shtojmë salcën me miell dhe vijojmë t’i përziejmë derisa masa të jetë unison.

Përgatitja e Tavës

Në tavën ku kemi mishin pjekur hedhim orizin, e shpërndajmë në të gjithë tavën në mënyrë të rregulltë.

Përzjejmë edhe mishin nga të dyja anët me oriz dhe në të gjithë tavën shtrojmë salcën e përgatitur të kosit.

Sipër i hedhim pak gjalpë të prerë në copëza të vogla.

Ndërkohë sigurohemi që furra të jetë e nxehtë në 2o0 gradë dhe fusim tavën të piqet përreth 30 minuta derisa në sipërfaqe të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Pasi fikim furrën, tavën e lëmë edhe pak për t’u mpiksur mirë në nxehtësinë e sobës e më pas e servirim të ngrohtë.

Qendra Alert/Alert.al

Shijoni sfidën e gatimeve të shkenctarëve dhe shefave të kuzhinës

Çfarë ndodh kur shkencëtarët dhe shefat e kuzhinës mblidhen së bashku në kuzhinë? Ne vendosëm ta zbulojmë me sfidën tonë të gatimit #ScienceCooks. Shikoni argëtimin teksa dy nga kuzhinierët më kreativë të Evropës bashkohen me dy shkencëtarë të ushqimit nga rrjeti i Europës që siguron që ushqimi ynë të jetë i sigurt. Ju do të merrni këshillat e Ivës për ruajtjen e vajit të ullirit dhe këshilla nga Ermolaos se si ta servirni në mënyrë të sigurt djathin në temperaturën e dhomës. Rezultatet janë të shijshme, shijoni duke provuar recetat në shtëpi! (EFSA)

 

Qendra Alert/Alert.al

Sekreti i verës së zier

Kënaqësi e veçantë është të shëtitës nëpër të ftohtë dhe të pastaj të ndalosh dhe të pish një gotë vere te mrekullueshme të zier. Aq më pak nëse ajo pije është bërë në mënyrë të përsosur, atëherë mund të themi që ngroh edhe shpirtin edhe trupin. Ekzistojnë shumë variacione në temën lidhur me verën e zier, mirëpo receta themelore do të duket përafërsisht kështu:

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle, 1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7 lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja:

Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e zier të marrë aromë të veçantë, në të hidhni disa kokrra piper të zi dhe zieni me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan shtoni një fetë portokalli, pasi do t’i japë verës shije të veçantë.

Qendra Alert/Alert.al

Qumësht me hudhra kundër astmës, kollës, reumatizmës

Perimet, frutat dhe erëzat janë pjesë e disa prej kurave më të mira mjekësore që njeriu mund të përdorë kundër shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve. Një prej këtyre kurave bashkon qumështin dhe hudhrën për të krijuar një lëng të fuqishëm kundër artritit, kollës, pagjumësisë, sëmundjeve të zemrës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

Do t’ju mësojë si ta përgatisni këtë kurë në mënyrën më të thjeshtë dhe ta përdorni atë sa herë keni nevojë.

Përgatitja:

• 10 thelpinj hudhër të grirë hollë

• 2-3 lugë çaji me sheqer ose mjaltë

• 500 ml qumësht

• 250 ml ujë

Udhëzimet:

Përzieni ujin dhe qumështin në një tenxhere. Shtoni hudhrën dhe vendoseni në zjarr. Sapo lëngu të marrë valë, uleni temperaturën dhe përziejeni vazhdimisht. Pas pak minutash, hiqeni tenxheren nga zjarri, kullojeni lëngun, shtoni sheqerin ose mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.Përfitimet e kësaj pijeje të shëndetshme janë të shumta.

Artriti dhe Nervi Shiatik

Konsumi ditor i këtij lëngu ndihmon në trajtimin e simptomave dhe dhimbjeve shoqëruese të artritit. Ky qumësht ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të nervit shiatik.

Sëmundjet e zemrës

Qumështi me hudhra është një mënyrë shumë efikase në uljen e kolesterolit të keq dhe parandalimit të formimit të pllakëzave të gjakut.

Astma

Qumështi me hudhra duhet pirë çdo natë përpara gjumit për të zbutur simptomat e astmës. Ju mund të pini qumështin ose të hani tre thelpinj hudhër çdo natë.

Verdhëza

Hudhra eliminon toksinat nga organizmi dhe aktivizon enzimat e mira me qëllim përmirësimin e funksionit të mëlçisë. Hudhra përmban shumë sulfur që është mjaft i rëndësishëm për mëlçinë. Hudhra përmban edhe selenium dhe alicinë të cilat luftojnë yndyrosjen e mëlçisë. Konsumi i rregullt i hudhrës dhe qumështit në një lëng të vetëm për pesë ditë me rradhë, ndihmon në trajtimin e verdhëzës.

Pagjumësia

Qumështi me hudhra ndihmon në qetësimin e organizmit dhe ju ndihmon të flini më mirë.

Pneunomia

Qumështi me hudhra duhet pirë tre herë në ditë kundër pneumonisë.

Kolla

Kombinoni qumështin, hudhrën, shafranin e Indisë dhe pak mjaltë dhe pijeni lëngun për të kuruar kollën kronike.

Tretja

Vlerat fantastike antiseptike të hudhrës e bëjnë atë shumë të rëndësishme për sistemin imunitar, tretjen, pastrimin e sistemi limfatik dhe detoksifikimit të trupit. Ky lëng ndihmon në sekretimin e lëngjeve tretëse dhe kundër diaresë.

Kolesteroli

Pijeni qumështin me hudhra për një javë të tërë nga një gotë në ditë për të rregulluar nivelin e kolesterolit. Mënyra e pirjes së qumështit me hudhër edhe për problemet e përmendura më sipër është nga një gotë në ditë për një javë. (AgroWeb)

Qendra Alert/Alert.al

Blogerët aziatikë të ushqimit: të hiqet fjala ‘kerri’, e kanë shpikur kolonizatorët anglezë

Disa blogerë aziatikë të ushqimit kanë hapur një diskutim të madh për fjalën ‘curry’ (kerri), sepse sipas tyre po përdoret në mënyrën e gabuar, dhe nuk ka lidhje me traditën e ushqimit aziatik. Sipas tyre kjo fjalë është shpikur nga kolonizatorët britanikë.

Debati ka nisur fillimisht nga blogerja kaliforniane Chaneti Bansa, e cila ka publikuar një video në Instagram, e cila ka pasur miliona shikime, në të cilën Bansa shprehet që me këtë fjalë është abuzuar. Sipas saj, të huajt e përdorin për të përshkruar çfarëdo lloj pjate aziatike.

‘Curry (kerri) është një term i përgjithshëm, i cili është përdorur nga njerëzit me ngjyrë të bardhë, që nuk kishin kohë të mësonin emrat e vërtetë të pjatave tona’, shprehet blogerja, që nuk kërkon eleminimin plotësisht të fjalës, por që ajo të mos përdoret në mënyrën e gabuar.

Sipas profesorit të asociuar për studime të religjionit në Universitetin e Vermontit,  Ilyse Morgenstein Furest, në fakt fjala ‘curry’ nuk ekziston në asnjë gjuhë aziatike. Ndoshta ka lindur si një keqkuptim i shqiptimit apo i përkthimit nga anglezët të ndonjë fjale tjetër.

Qendra Alert

alert.al

Mish vegjetarian i gjakosur dhe i prodhuar në laborator

Një kompani e re australiane ka zhvilluar një bimë e cila prodhon mish të gjakosur, ashtu si mishi i vërtetë. Për këtë arsye ajo ka marrë financime shtesë në mënyrë që të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në Europë si dhe në Azi.

Kompania V2food ka marrë një fond prej rreth 53 milionë dollarësh për të investuar në kërkimin dhe zhvillimin e produkteve të mishit me anë të një bime, e cila i jep produkteve të saj të njëjtën shije me mishin e vërtetë si dhe ka përmbajte të lartë të hekurit.

Kërkesat për të gjetur alternativa të tjera të shëndetshme ndaj proteinave janë shtuar, edhe për shkak të shqetësimeve në lidhje me mjedisin. Ky sektor po tërheq investitorë të tillë të mëdhenj të tillë si kompania Nestle ose McDonald.

Por, megjithatë, çmimet për mish jo të vërtetë vazhdojnë që të mbeten relativisht të larta, dhe akoma ka vend për përmirësime përsa i përket cilësisë.

Burimi: Bloomberg

Qendra Alert

alert.al

Dieta CR7: Si ushqehet Kristiano Ronaldo?

I lindur më 5 shkurt 1985 dhe tashmë 36 vjeç, Kristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, shquhet për jetën e tij strikte prej atleti. Ai frekuenton 5 herë në javë palestrën dhe ka vetëm 7% dhjamë në trupin e tij, ndërkohë që 50% përbëhet nga muskujt.

Miqtë e tij tregojnë që kur ai del me to konsumon vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Nga ajo që vetë Kristiano Ronaldo publikon në median sociale, i pëlqen që të ushqehet vetëm me perime të freskëta dhe fruta, drithëra dhe shumë proteina. Ndër ushqimet e tij nuk mungojnë kurrë lëngjet e frutave: dardhë, mollë ose ananas.

Gjatë drekës ka gjithmonë sallatë, me pak pulë të pjekur dhe shumë pak bukë, dhe përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ka ndeshje dhe duhet që të ketë maksimumin e ushqimit, duke përfshirë karbohidratet, makarona integrale dhe fruta. Ronaldo nuk ha asnjëherë më shumë seç duhet. Edhe darka përbëhet nga fibra, proteina dhe vitamina, dhe varion nga frutat deri tek mishi i pulës, nga orizi deri tek fasulet.

Nuk është e rrallë ku është fotografuar në restorant duke ngrënë biftekun e zakonshëm ose mish të zgarës, pa munguar sallata e shoqëruar më fruta deti. Ato që nuk shikohen kurrë në tavolinën e tij janë ushqimet me përmbajtje sheqeri. Gjithashtu ai pi shumë ujë, me litra të tëra të cilat i mundësojnë që të jetë gjithmonë i hidratuar. Në dietën e tij nuk është i përfshirë as alkooli dhe as ushqimet e para-përgatitura.

Gjatë stërvitjes ai konsumon pije tonike të përgatitura posaçërisht për të shmangur sheqernat e pijeve të tjera të tregtuara në supermarkete. Këtyre pijeve iu shton një sërë karbohidratesh për të përmirësuar rezistencën si dhe elektrolite dhe vitamine B12 për të luftuar lodhjen. Është i përqendruar për të ndërtuar muskujt, dhe nuk ka pushim më shumë se 90 minuta për të. Zakonisht ai zgjedh që të pushojë 5 herë gjatë ditës nga 90 minuta, po aq sa është kohëzgjatja e një ndeshjeje futbolli.

Aktualisht ai peshon 84 kg dhe është i gjatë 187 cm.

 

Përshtatur nga SKY Sport

alert.al