Menu

Si të bëjmë brumin e picës për 2 minuta dhe të butë pambuk

Të gjithë duam brumë pice të butë, të shijshëm dhe që përgatitet shpejtë, të ngjashëm me shefat më të mirë të kuzhinës italiane, aty ku pica ka origjinën.

Ja një recetë e mirë për brumë pice, që përgatitet shumë shpejtë, mund të ndahet në gjysmë dhe pjesa tjetër e tij të ruhet në frigorifer për ndonjë ditë tjetër.

Përbërësit që ju duhen për këtë brumë pice janë:

2.5 gota ujë të ngrohtë

1 lugë të mesme sheqer

2 lugë të mesme maja buke

7 gota miell

1.5 lugë e mesme kripë

6 lugë të mesme vaj ulliri

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim 2.5 gota ujë të ngrohtë, 1 lugë të mesme sheqer dhe 2 lugë të mesme maja buke. Të gjitha këto i përziejmë mirë bashkë për 2-3 minuta. Në një enë tjetër, vendosim 7 gota miell të situr dhe 1.5 lugë të mesme kripë.

E përziejmë miellin me kripë. Në miell hedhim 6 lugë të mesme vaj ulliri dhe më pas ujin e ngrohtë me maja buke. Përziejmë mirë me lugë, sipas nevojës nëse brumi mbetet shumë i lagët, i shtoni pak miell kohë pas kohe.

Pasi të fitohet masa homogjene, e ngjeshim mirë me dorë për 5 minuta, duke e shtypur mirë. Pastaj, brumin e vendosim në një enë plastike të lyer me vaj ulliri, duke e rrotulluar brumin në të gjitha anët për t’u bërë me vaj.

Enën me topin e brumit e mbulojmë me qese dhe e lëmë 3-4 orë, në mënyrë që brumi të bëhet sa më i butë. Por, edhe nëse ju duhet për shpejtë, mund ta lini një orë nëse temperatura e dhomës nuk është e ulët.

Pastaj, pasi ta hiqni nga ena kur të fryhet brumi mirë, e nxirrni nga aty, e bëni me miell dhe e ngjeshni pak. Nëse ju duhet t’i bëni katër pica të mëdha, ky brumë është ideal. Nëse dëshironi vetëm dy pica, ndajeni brumin në gjysmë me thikë, dhe gjysmën tjetër lëreni për herën tjetër.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts