Menu

Siguria ushqimore

“Privatizohet” AKU e Fierit, drejtori “masakron” stafin, krijon bandën e inspektorëve dhe përgatit bashkëjetuesen për shefe finance. Makina e shtetit lëviz pa logo

Të jesh drejtues në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit është luks; vjen pa mbathje e ikën me kostum. Përtej imazhit e perceptimit dhe shpesh herë edhe fakteve se, inspektorët bëhen të pasur, të jesh në krye të Drejtorive Rajonale të AKU nuk është e lehtë. Duhet t’i kesh shërbyer mirë partive, udhëheqësve e mbi të gjitha, të jesh dallaverexhi, hajdut, të dish të abuzosh, të dish të mbledhësh lekë nga bizneset ushqimore e mbi të gjitha, nëse do jetëgjatësi, të dish t’i ndash ato që merr. Por, ka dhe raste përjashtimore, që drejtuesi nuk merr dhe sigurisht nuk e ka jetën e gjatë aty. Ose aq më keq, kur i merr dhe nuk di t’i bëjë “share”.

Për fat të keq, duke e ditur rëndësinë e këtij institucioni, drejtuesit në AKU, drejtori i përgjithshëm e për pasojë edhe drejtorët rajonalë ndërrohen aq shpesh, sa shumica prej tyre nuk mbajnë mend njëri-tjetrin e stffet e tyre jo e jo.

Megjithatë, Drejtori Rajonal i AKU-së Fier, i emëruar në nëntor të vitit 2023 në këtë detyrë, duket se po i shërben më së miri vetes e familjes së tij. Arnold Pashollari, duket i stërvitur nga një detyrë e mëhershme e mbajtur deri në vitin 2021, konkretisht sipas CV-së së tij, Specialist i Masave Shtërnuguese në UK Lushnjë. Problematikat e shfaqura nga ky drejtor nisin me subjektet në Qakun Fier, ku ankesat ndaj tij kanë qenë të shumta. E madje, edhe nga stafet e tij.

Shkeljet nisën kur menjëherë pas emërimit, Pashollari mori në dorëzim makinën e AKU me targa AA 457 VV, të zhveshur nga të gjitha logot e AKU, të cilat më herët ia kishte hequr ish-drejtori Eraldo Xhaja, të cilit dukej se nje makinë shteti, e loguar me prokurim publik e me paratë e taksapaguesve, do t’i prishte punë. E ka të ngjarë, që në këtë këndvështrim mund ta ketë parë situatën edhe Arnold Pashollari, i cili e mori në dorëzim e madje pagoi edhe 12 gjoba të policisë që i kishte makina, të trashëguara nga paraardhësi. Madje, “gojët e liga” thonë se kjo makinë shërben mbrëmjeve edhe për të shpërndarë pica nga piceria në Lushnjë, e cila është në emër të bashkëshortes së tij Herta Kolleshi, (zyrtarisht bashkëjetueses, sepse nuk kanë celebrim), me të cilën ka dhe një fëmijë. Siç tregon dhe ky akt inspektimi i AKU në vitin 2023, në picërinë e tyre, ku përfaqësuesi që ka firmosur, Arnold Pashollari (asokohe nuk ishte drejtor i AKU), janë gjetur shkelje dhe lënë detyra. Ndërkaq, nuk dihet nëse që nga nëntori i vitit 2023 e deri sot, është inskeptuar më.

Por, problematikat vazhdojnë. Prej disa kohësh, në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU është emëruar si specialiste finance bashkëjetuesja e Pashollarit, Znj. Kolleshi, për të cilën nuk ka ndonjë informacion se sa herë në javë paraqitet në Tiranë, duke ditur se jetojnë në Lushnjë e kanë dhe një piceri për të menaxhuar. Megjithatë, e sigurt është që po praktikohet në këtë sektor, për arsye se bashkëshorti i saj, Drejtori i AKU Fier po përpiqet t’a sistemojë në detyrën e Shes së Financës në AKU Fier. Ky pozicion, “de facto” është lirë, pasi përgjegjësja e këtij sektori qëndron me raport. Jo se tashmë ka ndonjë problem të theksuar shëndetësor, përveç gjëndjes së ankthit e stresit, por sepse e di që sapo të kthehet në detyrë, do t’i gjendet “kleçka” për t’a larguar. Dhe, nuk është aspak e vështirë që nga viti 2020, kur AKU-në e nxorrën nga Shërbimi Civil, për t’a përdorur për qoka politike, punësime apo ndarje parashë.

Por, në të vërtet zonja që është vazhdon të jetë me raport, ka pasur një problem shëndetësor. Për shkak të një konflikti me drejtorin e saj, nga presioni i Z.Pashollari, ajo ka pësuar gjëndje të fikti në zyrë dhe ka qenë autoambulanca ajo që e ka dërguar në spital. E pikërisht për këto arsye, Drejtori i AKU Fier po trajnon në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU bashkëjetuesen e tij, që të jetë e e aftë për punë kur t’a emërojë në institucionin që ai drejton.

Për të mos folur më tej për emërime shoqërore, pa ndonjë konkurs apo meritë, por hiq njerëz e emëron njerëz. Një prej rasteve është ish-kolegu dhe miku i tij me të cilin kanë punuar në Lushnjë, Shpendi Pollozhani, të cilin e ka emëruar specialist në Sektorin e Shërbimeve të Brendshme.

Ndërkohë që biznese të ndryshme ankohen për sjelljen edhe të një grupi inspektorësh të “çetës” së tij. Por, për shkak të frikës së masave ndëshkuese nga AKU, nuk japin detaje, përveç faktit se thonë që drejtori iu flet në emër të Taulant Ballës, si drejtues politik i Qakut Fier e si deputet dhe në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, megjithëse ky i fundit mund të mos ketë asnjë dijëni apo mund të mos i ketë dhënë asnjë porosi.

©Qendra ALERT

Bustina çaji me Sibutraminë të ndaluar nga BE që në vitin 2010. Kujdes, ja ku gjendet

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka publikuar një alarm sigurie në lidhje me sekuestrimin e qeseve (bustinave) të çajit nga Turqia me një substancë të ndaluar. Në fakt, qeskat përmbajnë një ilaç me veprim dobësues. Produkti ka markën Meridetox Tea Premium (shih foton më poshtë) dhe mund të blihet në faqe të ndryshme të tregtisë elektronike, thotë Ministria. Italia e raportoi produktin në Sistemin Evropian të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin Rasff (njoftim 2024.3007) më 15/04/2024. Megjithatë, paralajmërimi për konsumatorët është publikuar vetëm sot, më 30.04.2024.

Grupi i Policisë Financiare të Triestes dhe Seksioni Kundër Mashtrimit dhe Kontrollit Doganor zbuluan qeskat në fjalë të çajit të fshehura në një automjet që vinte nga Turqia që zbarkoi në portin e qytetit. Në total, autoritetet italiane sekuestruan 14,400 qese çaji Meridetox Tea Premium. Nga analizat e kryera në laboratorin e Doganës së Triestes u konstatua prania e sibutraminës, një substancë me aktivitet farmakologjik dobësues. Përdorimi i këtij përbërësi aktiv është i ndaluar në ushqime dhe suplemente ushqimore.

Sibutramina është një ilaç për uljen e oreksit që përdoret për trajtimin e obezitetit. Pas një rivlerësimi të sigurisë dhe efektivitetit të sibutraminës, Komiteti i Agjencisë së Barnave të Agjencisë Evropiane të Barnave arriti në përfundimin se përfitimet e ilaçit nuk i tejkalojnë rreziqet e mundshme. Prandaj, në vitin 2010, Bashkimi Evropian vendosi të pezullojë të gjitha autorizimet e marketingut për barnat që përmbajnë sibutramine, shkruan IlFattoalimentare.it

Këto çajra orfohen të shiten online dhe për Shqipërinë dhe Kosovën e ndoshta gjenden dhe në tregjet tona.

Fatkeqësisht, sibutramina përdoret ende si një shtesë për ilaçet bimore ose edhe në suplementet sportive. Dhe prodhuesit e tyre nuk raportojnë praninë e një substance të ndaluar në ushqim.

Lista e efekteve anësore nga përdorimi i sibutraminës është mjaft e gjatë. Ndër to janë:

Rritja e presionit të gjakut dhe rritja e rrahjeve të zemrës;

Rritja e rrezikut për goditje në tru, sulme në zemër;

nauze, diarre;

Agresiviteti, mungesa e kontrollit mbi sjelljen, ankthi;

shqetësim i shijes, humbje e oreksit, tharje e gojës;

Çrregullim i gjumit;

Vizion i paqartë;

Shkelje të termorregullimit, ndezje të nxehta, djersitje;

Shkelje e ciklit menstrual, impotencë;

Çrregullime mendore, depresion;

Varësia.

Përdorimi i sibutraminës është veçanërisht i rrezikshëm tek njerëzit me sëmundje të zemrës dhe hipertension. Edhe doza të vogla mund të çojnë në vdekje.

@Qendra ALERT

E drejta për ujë të pijshëm dhe pa orar të kufizuar

Nga Ina Allkanjari*

Konsumatorët në Shqipëri kanë përballuar një situatë të vështirë në furnizimin me ujë për shumë vite. Ata paguajnë faturat pa siguruar respektimin e të drejtave për ujë të pastër, pa orare ndërprerje dhe të faturuara në bazë të konsumit real. Vetëm 11 qytete në Shqipëri furnizohen me ujë të pijshëm për 24 orë. Rritja e çmimit dhe blerja e ujit të pijshëm janë kosto që i ngarkohen konsumatorëve.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë mbetet një sfidë, me shumë shoqëri që ende nuk arrijnë të plotësojnë objektivin e furnizimit me ujë për 24 orë në ditë. Ka disa raste suksesi, por në raportin e Entit Rregullator të Ujit (ERRU), vërehet se ende ka një numër të madh shoqërish që nuk arrijnë të ofrojnë furnizim me ujë pa ndërprerje, duke lënë në nevojë konsumatorët.

Në raport evidentohet se disa prej shoqërive ujësjellësve arrijnë të furnizojnë me ujë konsumatorët me maksimumi 10 orë në ditë. Me furnizim më të pakët me ujë për vitin 2022 paraqitet Kurbini me vetëm 2 orë ujë në ditë, e ndjekur nga Kamza me 4 orë ujë në ditë, Roskoveci me 5 orë ujë në ditë, Dropulli dhe Selenica me 7 orë ujë furnizim në ditë.

Në një shoqëri ku uji është jetik për shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin e ekonomisë, krizat e ujit kanë ndikime të thella në sektorë të ndryshëm ekonomikë. Në Shqipëri, një vend me burime ujore të pasur, por me sfida të mëdha në furnizimin dhe kualitetin e ujit, pasojat ekonomike mund të jenë thelbësore dhe të ndjeshme. Eksperti ekonomis Elvin Meka ndalet te ndikimi që mund të ketë furnizimi me ujë me orar të kufizuar në bujqësinë vendase.

“Shqipëria përjeton një paradoks që nuk haset në vende të tjera; kemi bollëk burimesh ujore, por njëkohësisht nuk kemi 24 orë në ditë ujë, madje dhe ai që vjen nuk është plotësisht dhe kudo i pijshëm, e kjo tërësisht për faj të politikave të gabuara ndër vite. Sigurisht, një sektor uji problematik do jetë me ndikim të madh jo vetëm në cilësinë e jetës së qytetarit, por dhe në ekonomi, e cila do vuante drejtpërdrejt pasojat jo vetëm në bujqësi por kudo!”, tregon eksperti i ekonomisë.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në disa qytete të Shqipërisë, ERRU

Mungesa e furnizimit të vazhdueshëm me ujë ndikon në cilësinë e ujit të pijshëm dhe rrezikon shëndetin e popullatës. Ka ende nevojë për përmirësime në këtë drejtim, sidomos në kryeqytet, ku koha e furnizimit me ujë nuk ka përmirësim nga viti 2021 në vitin 2022.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë mbetet një tregues kyç në vlerësimin e performancës së shoqërive ujësjellëse. Në raportin e ERRU, vërehet se ende ka një numër të madh shoqërish që nuk arrijnë të ofrojnë furnizim me ujë pa ndërprerje, duke lënë në nevojë konsumatorët për orare të kufizuara të furnizimit.

Cilësia e ujit të pijshëm

Cilësia e ujit është një tjetër shqetësim i rëndësishëm, ku ekspertët bëjnë thirrje për kontroll të rregullt dhe të hollësishëm për të siguruar pastërtinë dhe sigurinë e konsumimit. Ata shprehin shqetësimin se uji i pijshëm mund të jetë i papastër dhe me nivele të larta të klorit.

Një aspekt i rëndësishëm i kësaj problematike është rritja e çmimeve të ujit të pijshëm, e cila shton barrën e shpenzimeve për konsumatorët.

Eksperti Elvin Meka tregon se rritja e çmimit të ujit përgjatë viteve të fundit, në raste të caktuara është shoqëruar me rritjen e sasisë së furnizimit, por jo domosdoshmërisht dhe kudo me rritjen e cilësisë së ujit të pijshëm.

“Mjaft qytetarë shqiptare vijojnë ende të blejnë ujë për të pirë, në një kohë që uji duhej të shkonte në çdo familje me cilësinë i pijshëm,” thotë eksperti i ekonomisë.

Pas përfundimit të reformës në sektorin e furnizimit me ujë, nisi rishikimi i tarifave që abonentët paguajnë për ujin. Ujësjellësi i Vlorës rriti tarifat e ujit të pijshëm në muajin shkurt të këtij viti duke shtuar 15 lekë për metër kub ujë.

Në kuadër të këtij vendimi eksperti Meka tregon se ishte i pritshëm, por sipas tij këto vendime zbulojnë keqadministrimin ekonomik të këtyre ndërmarrjeve dhe nivelin e lartë të abuzimit.

“Vendime të tilla janë tipike që zbulojnë jo vetëm praktikat e keqadministrimit ekonomik të këtyre ndërmarrjeve, por dhe nivelin e lartë të abuzivizimit dhe korrupsionit, të cilat në fund të ditës prodhojnë kosto që duhen përballuar, ose nga buxheti i këtyre ndërmarrjeve ose nga qytetari. Rruga më e thjeshtë është si përherë t’i ngarkohen konsumatorit final, pra qytetarit, i cili detyrohet të mbajë në kurriz jo vetëm koston reale të ujit dhe shëbimit, por dhe keqadministrmitn, abuzivizmin dhe korrupsionin respektiv”, thekson Elvin Meka.

Përveç Vlorës, pritet të rriten tarifat e ujit të pijshëm edhe për qytete të tjera të vendit. Në kryeqytet, tarifat për furnizimin me ujë janë më të larta, duke arritur në 65 lekë për metër kubë për konsumatorët familjarë.

Sigurisht kostot përbërëse të faktorëve ekonomikë janë rritur dhe do të rriten në mënyrë objektive, si në çdo sektor tjetër, por kjo rritje nuk justifikon rritjet e forta që ka pësuar çmimi i ujit ndër vite”, tregon eksperti i ekonomisë.

Enti Rregullator i Ujit ka ndjekur vazhdimisht analizimin e numrit të punonjësve dhe pozicioneve në organogramet e shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve për të siguruar efikasitet në sektor. Megjithatë, është vërejtur se sektori ka numër më të madh nënpunësish se sa nevojitet.

Në raportin e performancës për vitin 2022, është theksuar nevoja për të hequr stafin e pajustifikuar dhe për të optimizuar numrin dhe pozicionet e punës.

“Efikasiteti i stafit nënkupton që shoqëritë të mos kenë njerëz në organikën e tyre që nuk justifikojnë pozicionin e punës që presupozohet të kryejnë. Edhe pse për vitin 2021 sektori ka operuar me 101 punonjës më pak, përsëri sektori paraqitet i mbingarkuar me staf të pajustifikuar që në mjaft raste janë të punësuar pa arsimin dhe kualifikimet përkatëse dhe bazuar në kritere partiake”, thuhet në raport.

Në kuadër të të dhënave të publikuara nga ERRU për numrin e punonjësve dhe pozicioneve në organogramet e shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve, eksperti i ekonomisë Elvin Meka thotë se është thelbësore mbajtja nën kontroll e shpenzimeve të personelit, duke larguar personat e papërshtatshme dhe të pakualifikuar.

Këtu duhet kuptuar që këto janë ndërmarrje ekonomike dhe duhet të funksionojnë mbi parime dhe logjike të pastër të eficiencës ekonomike e financiare. Në afatgjatë një personel i tejfryrë dhe jashtë kapaciteteve teknike kushton si në aspektin financiar dhe atë profesional, pasi shërbimi i ofruar është i dobët dhe abuzivizmi e korrupsioni do të rriten”, tregon eksperti.

Sfidat dhe problemet në sektorin e furnizimit me ujë në Shqipëri nuk janë të pakta. Ky problem prek thellësisht cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë. Përpjekjet për rritjen e efikasitetit në menaxhimin e burimeve ujore dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit janë hapa të domosdoshëm. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet që të gjithë qytetarët të kenë akses të barabartë në ujë të pastër dhe të cilësisë së garantuar.

*Autorja është gazetare me eksperiencë 10 vjeçare në televizone dhe media të shkruar në Shqipëri e fokusuar kryesisht te çështjet sociale. Aktualisht ajo punon si gazetare investiguese e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.

 

** Ky publikim është prodhuar në kuadër të projektit “ALERT pë mbrojtjen e konsumatorit”, me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Qendrës ALERT dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të qeverisë gjermane.

Alert nga RASFF: Kroacia kthen mbrapsht ngarkesën me lakra nga Shqipëria, me përmbajtje të lartë pesticidesh

Perimet shqiptare vazhdojnë të rezultojnë me probleme në vendet e Bashkimit Evropian. Sistemi i Alarmit të Shpejtë i Komisionit Evropian për produktet ushqimore, RASFF, ka publikuar së fundmi se më 26 mars është kthyr për në vendin e origjinës një ngarkesë nga Shqipëria me lakra të freskëta. Sipas njoftimit, autoritetet e Kroacisë, pas kontrollit kufitar dhe analizave pa u fundit ende në terrirotin e këtij vendi, ka rezultuar se ngarkesa e lagrave nga Shqipëria është e kontaminuar dhe ka rezultuar me përmbajtje të pesticidit Metalaxyl, një fungicide ky që po sipas faqs së RASFF, nuk ka një normativë, por nuk duhet të ketë mbetje në të. Sipas analizave të autoritetve kroate, ka rezultuar se prania e Metalaxyl është 0.15 mg/kg, shifër kjo shumë e lartë edhe nëse normative e mëhershme e lejueshme prej 0.01 mg do të ishte ende e lejuar.

Njoftimi për refuzimin në kufi është publikuar nga RASFF më 26 mars, ndërsa kamionët për analiza janë marrë më 21 mars.

Qendra ALERT

 

PIK i AKU në Portin e Durrësit me vetëm 2 inspektorë, asnjëri prej tyre nuk janë agronom dhe veteriner

Kur flitet për forcimin e masave të sigurisë ushqimore, çdokush mendon për instensifikimin apo përmirësimin e cilësisë së kontrolleve. Dhe, këto të fundit, përfshijnë disa faza apo hallka të zinxhirit, me të cilave dhe ndoshta më e rëndësishmja, kontrolli në pikat kufitare i ushqimeve që importohen. PIK, ose Pikat e Inspektimit Kufitar siç quhen në termat zyrtare, janë stacionet e kontrollit të produkteve ushqimore, ushqimit për kafshë, medikamenteve veterinare, pesticivece, suplementeve ushqimore etj. Dhe, janë pikërisht këto PIK, të cilat me anë të inspektorëve përgjegjës kryejnë inspektimin, kontrollin e ushqimeve, dokumenteve shoqëruese, raport-analizave, ambalazhimin, datat e skadencave, verifikojnë listat për PMB ose PMV nëse ato që importohen janë në listën e të lejuara apo jo, marrin mostra dhe i dërgojnë në laborator etj., etj. Dhe, pasi produktet marrin konfirmimin e inspektorëve të AKU si ushqim apo produkte të sigurta, vijojnë me procedurat doganore dhe futjen në territorin shqiptar për tregtim.

Në PIK, duhet të jenë 3 inspektorë, një veteriner, një agronom dhe një i tretë economist ose jurist që të njohë bazën ligjore dhe që merret më shumë me verifikimet fizike të importit.

E gjitha kjo po ndodh ndryshe në PIK, Porti i Durrësit, nga ku importohen shumica e produkteve ushqimore apo të gjitha të lartpërmendura në Republikën e Shqipërisë. Ky vendkalim kufitar, ku çdo ditë shkarkohen dhjetra-qindra konteiner me ushqime, PMB etj, funksionon me vetëm 2 inspektorë, ësnjëri prej të cilëve nuk janë agronom dhe veteriner. Qendra ALERT ka mundur të mësoje nga burime nga AKU se, njëri prej inspektorëv është Zooteknik dhe tjetri economist. Nuk bëhet e ditur arsyeja se përse Pika e Inspektimit Kufitar më e rëndësishme dhe me fluskin më të madh të AKU është me vetëm 2 persona nga 3 që duhen dhe me asnjë në profesionin e duhur, agronom dhe veteriner.

Në të gjitha rastet, kjo përbën një shkelje dhe cënon sigurinë ushqimore, ndërkohë që asnjëri për dy inspektorëve aktualë nuk ka as informacionin dhe dijeninë për marrjen e mostrave, veçanërisht për produktet me origjinë shtazore, gjë që mund të kthejë më boomerang dhe rezultatin e analizave në raste dyshimesh apo sipas rutinës.

©Qendra ALERT

Bistoka me çokollatë me copa metali brenda, kujdes nëse e gjeni në markete këtë lot të markës “Merba”

Ministria e Shëndetësisënë Itali ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të një serie biskotash me çokollatë të markës “Merba”. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është prania e mundshme e fragmenteve metalike në produkt. Paketimet e prekura nga dispozita janë 225 gramë dhe identifikohen me numrin e serisë L2334702 dhe afatin minimal të ruajtjes 12/12/2024.

Kompania holandeze “Banketbakkerij Merba B.V.” prodhoi biskota me çokollatë në fabrika me selin në në Ëilhelminakanaal Noord 2, në Oosterhout.

Si masë paraprake, kompania rekomandon të mos konsumoni produktin me numrin e serisë dhe jetëgjatësinë minimale të treguar më sipër. Ndërsa knsumatorët që mund t;i kenë biskotat me çokollatë të blera mund t’i kthejnë ato në pikën e shitjes ku i kanë blerë, shkruan Ilfattoalimentare.it.

Bistokatat “Merba” shpërndahen në më shumë se 60 vende të botës e në këtë mënyrë, mund të jenë dhe në Shqipëri. Nga autoritetet shqiptare dhe as nga RASFF nuk ka asnjë njoftim zyrtar për Shqipërinë, gjithësesi, konsumatorët duhet të bëjnë kujdes.

Nëse dikush e gjen këtë produkt në markete, por edhe të tjera që mendon se iu cënon sigurinë ushqimore, nuk duhet t’a marrë, ndërkohë, mund të njoftoni Qendrën Alert në numrin e telefonit 0693028258 apo përmes kontakteve në rrjetet sociale me emrin Qendra ALERT. Gjithashtu, për të marrë njoftimet e fundit “Alert” në kohë reale apo dhe për të denoncuar, mund të shkarkoni Aplikacionin Alert.al.

Qenda ALERT

Çokollatë “Milka Oreo” me copa plastike brenda, hiqet nga tregu një lot i prodhuar në Poloni. Ja detajet

Supermarketet Carrefour kanë raportuar një tërheqje paraprake nga rrjeti i tyre i një serie çokollate të mbushur me qumësht “Milka Oreo”. Arsyeja e treguar në njoftimin për tërheqje është prania e mundshme e trupave të huaj plastikë në produkt. Shufrat në fjalë shiten në copa teke 37 gram, me numër serie OSK0934422 dhe me date akadence 01.08.2024.

Kompania Mondelēz Polska Production sp. z.o.o. Fabryka Ëydobóë Czekoladoëych (fabrika e produkteve të çokollatës) prodhoi çokollatat Milka Oreo. Fabrika e prodhimit ndodhet në ul. Smakóë 2, në Skarbimierz-Osiedle, Poloni. Ndërsa Mondelēz Italia Srl shpërndan produktin në vendin tonë.

Si masë paraprake, kompania rekomandon të mos konsumoni produktin me numrin e serisë dhe jetëgjatësinë minimale të treguar më sipër. Konsumatorët që mund t’i kenë tërhequr baret Milka Oreo mund t’i kthejnë ato në pikën e blerjes.

Lajmi është publikuar në Itali nga IlFattoalimentare.it,

Megjithëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar në Shqipëri, as nga RASFF e as nga autoritetet shtetërore, konsumatorët duhet të bëjnë kujdes me verifikimin e numrit të lotit dhe afatet e përdorimit të produktit në fjalë.

Nëse dikush e gjen në markete, nuk duhet t’a marrë, ndërkohë, mund të njoftoni Qendrën Alert në numrin e telefonit 0693028258 apo përmes kontakteve në rrjetet sociale me emrin Qendra ALERT. Gjithashtu, peër të marrë Alert-et në kohë reale dhe pë të denopncuar, mund të shkarkoni Aplikacionin Alert.al.

Qenda ALERT

Mashtrimi i AKU me shifrat e inspektimeve, shkelja e ligjit ose abuzimi me bizneset në 2 javët e para të janarit…?!

Inspektimi për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit është detyra kryesore, me qëllim vlerësimin dhe menaxhimin e riskut në lidhje me sigurinë ushqimore, në të gjithë zinxhirin e saj. Por, shifrat e insektimeve nuk tregojnë domosdoshmërisht rezultate. Aq më pak, kur duket hapur që janë të fryra, ose inspektime të kryera në mënyrë abusive, si dy rastet për të cilat do të flasim më poshtë.

Nëse dikush shikon rrjetet sociale të AKU, sheh qartë që puna kryesore është shpërndarja, të bërit “share” të aktiviteteve të Ministrit të Bujqësisë apo dhe kryeministrit. Herë herë edhe ndonjë këshillë “risi”, ku na tregojnë se karrota, mandarina, portokalli, etj., janë fruta e perime ngjyrë portokalli dhe se kanë vlera ushqyese(!).

Por, mes këtyre postimeve, kemi dhe raportet e përjavshme të punës së AKU, inspektimeve, masave administrative, mostrave të marra për analiza (edhe pse rezultat analize konsumatorët nuk shohin kurrë). Deri këtu, pjesërisht duket mirë puna. Por, kur e bën lidhjen me situatën reale, atëherë lindin dyshime dhe pyetje.

Në postimin e AKU për inspektimet dhe punën javore (për javën e parë të punë së muajit janar 2024), thuhet se janë kryer 561 inspektime, nga të cilat, 50 inspektime zyrtare, 511 kontrolle zyrtare në PIK. Në postimin e dytë njoftohet nga AKU se për javën e dutë të punës së institucionit, ka kryer 1251 inspektime, nga të cilat, 70 janë kontrolle zyrtare në terren, 1181 janë inspektime në PIK. Në total, 1692 inspektime në PIK, mund të jete e besueshme deri diku, duke hamëndësuar sasitë e mëdha të produkteve ushqimore që importohen në të gjitha vendkalimet kufitare në Shqipëri. Por, 50 dhe 70 inspektime në terren, kontrolle zyrtare si u bënë? Kjo pyetje lind natyrshëm, për faktin se, deri sot, datë 18 janar 2024, inspektorët e AKU nuk kanë dalë ende në terren dhe nuk kanë bërë asnjë inspektim zyrtar. Kjo për faktin se, deri me daten 15 janar, Ministri i Bujqësisë nuk kishe miratuar (firmosur) Planin Kombëtar të Kontrolleve Zyrtare mbi Bazë Risku dhe të Marrjes së Mostrave për Ushqimin…”. Pra, si u bënë këto 120 inspektime, mbi ç’bazë ligjore?

Plani Kombetar i Kontrolleve, i miratuar me 15 janar 2024

Nëse do të justifikoheshin me denoncime, indicio, sigurisht AKU nuk ka 120 denoncime gjatë gjithë vitit, ose edhe nëse i ka, një pjesë e tyre nuk qëndrojnë ashtu siç raportohen. Por, jo në dy javë!!! Dhe, kur nuk ka një urdhër të tillë të miratuar, një plan pune, mostrat mbi çbazë ligjore u morën (përveç rasteve në PIK, ku nëse është e vërtetë, mendohet se kanë qenë të gjitha konform??!! Sepse bëhet fjalë për 31 mostrime dhe 70 analiza…! Nëse denoncimet nuk qëndrojnë, nëse ALERT-e nga sistemi RASFF nuk ka pasur këtë muaj, nëse s’ka pasur Plan Kombëtar Kontrolli të miratuar deri më datën 15 janar, a mos vallë “terrori” ndaj biznesit, i cili në shumë raste është edhe abuziv, ka vazhduar “ilegalisht”, për të treguar se ne jemi këtu dhe të tjerat i nënkupton vetë???!!!

©Qendra ALERT / Alert.al

KLSH fsheh raportin për auditimin në AKU. Pazare me kompanitë abuzuese, drejtues të AKU dhe mediash për të hequr shkeljet e gjetura?!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vitin 2022 dhe 2023. Por, megjithëse po bëhen 2 muaj nga afati kur raporti përfundimtar duhet të ishte publikuar, Kontrolli i Lartë i Shtetit ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Raporti paraprak i KLSH i është dërguar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me 13.10.2023 dhe mbi gjetjet e tij, çdo sektor duhet të bënte observacionet e tij për rastet e kontatimit të shkeljeve, të cilat në raportin paraprak dhe që Qendra ALERT dhe Alert.al e disponojnë kanë qenë aq të shumta, sa tregojnë situatën relet ë abuzimeve me digurinë ushqimore.

Gjithësesi, observacionet i janë dërguar KLSH-së në fund të tetorit dhe raporti përfundimtar, sipas afateve zyrtare, duhet të publikohej më 23 nëntor 2023. Dhe deri sot, më 18 janar 2024 ky raport ende mbahet i fshehtë.

Nga të dhënat që disponojmë dhe informacionet kofidenciale, raporti nuk është publikuar, sepse është dashur shumë punë, “negociata” me kompanitë e mëdha, me drejtues të ndryshëm apo ish të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe pronarë mediash, që finali, para publikimit të “pastrohej” e të mos kishte asnjë “njollë” nga abuzimet e pafundme të AKU dhe Operatorëve të Biznesit Ushqimor në Shqipëri.

Natyrshëm lind dyshimi për pazare, që raporti final të ishte i “bardhë”, ose të gjendej një kleçkë, të kalohej disi në heshtje e të mos publikohet kurrë përfundimtari. Në këtë kontekst, dyshimet bëhen dhe më të forta, nëse vërejmë raportin paraprak, i cili në qindra faqet e tij tregonte abuzimet e kompanive me sigurinë ushqimore, ku padyshim kanë vepruar në bashkëpunim me AKU apo njerëz të caktuar në AKU. Referuar raportit paraprak, në vitin 2022 shqiptarët kanë ngrënë miliona kokrra vezë të klasit B, të importuara nga Serbia e Turqia, ndërkohë që AKU dhe Ministria e Bujqësisë i lejonin me “pasaportën” e Ballkanit të Hapur, duke shkelur legjislacionin shqiptar dhe atë të Bashkimit Evropian. Por, jovetëm kaq! Kanë konsumuar shqiptarët edhe nga vezët që duhet të tërhiqeshin nga tregu qindra mijëra kokrra e madje një pjesë prej tyre të skaduara. E gjitha kjo, referuar raportit paraprak të KLSH. Për të mos folur më pas për sallamet, të ardhur si Alert nga Italia për një numër shumë të madh lotesh, por që një pjesë s’u tërhoqen nga tregu, një pjesë u konsumuan nga shqiptartarët pa pasur asnjë informacion etj.

Për të mos folur më tej dhjetra subjekte tjera prodhuese në Shqipëri, me shkelje; për drejtorë dhe inspektorë që i kishin toleruar, për masat e propozuara nga KLSH, si dhe për një numër shumë të madh emërimesh në AKU jashtë kritereve ligjore. Padyshimet, kontrollet në PIK dhe historitë me laboratorët e AKU, me tenderat për karburant, kite laboratorike etj, zënë një vend të rëndësishëm në raportin paraprak, që i paraprin përfundimtarit dhe që KLSH po e mban fshehur, ose po negocion ende me kompani dhe individë për të hequr nga aty atë çfarë në raportin paraprak evidentohej si shkelje e rëndë.

Gjithësesi, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka për detyrë funksionale dhe ligjore të publikojë Raportin Përfundimtar të Autoirimit për AKU dhe atëherë mund të verifikojmë saktësisht “heqjen e njollave” për biznese ushqimore dhe individë në AKU. Në të kundërt, Qendra ALERT do të publikojë paraprakun, i cili nga informacionet që disponojmë, është hartuar nga një trupë audituese e KLSH, mjaft profesionale.

©Qendra ALERT / Alert.al

Vaj ulliri ekstra i virgjër? Mashtrime marramendëse në Itali, bllokime fabrikash e produkti pa origjinë

ITALI – Mes nëntorit dhe dhjetorit 2023, Komanda e Karabinierëve të Nas kreu kontrolle në qindra fabrika dhe kompani që shesin vaj ulliri ekstra të virgjër. Në total, SKK ka kryer 1250 inspektime, duke konstatuar parregullsi në 256 kompani dhe objekte tregtare. Gjithashtu, 26 persona janë kallëzuar në organet e drejtësisë për veprat penale të mashtrimit në tregtimin dhe shitjen e produkteve ushqimore jo origjinale.

Gjatë operacioneve, NAS pezulloi 22 aktivitete dhe sekuestroi mbi 46 mijë litra vaj që nuk ishte e regjistruar apo deklaruar e cilësisë së lartë. Gjithashtu, 202 sipërmarrës kanë marrë sanksione për kundërvajtje administrative në shumën 189 mijë euro për mangësi në pastrimin dhe mirëmbajtjen e impianteve, moszbatim të procedurave të gjurmueshmërisë dhe në disa raste funksionim të paligjshëm.

Oil is pouring from the tube at a cold-press factory after the olive harvesting in one of the sicilian villages, Italy

Nas kontrollon vajin e ullirit ekstra të virgjër

Ndër rastet më të rëndësishme, NAS thekson sekuestrimin e 230 litrave vaj nga një mulli i vogël vaji në provincën e Mantuas, i cili shiste shishe me vaj ulliri lampante si “vaj ulliri ekstra i virgjër”.

Në Parma, Nas Carabinieri raportoi menaxherin ligjor të një mulli vaji se kishte shitur një depozitë me 920 litra vaj të deklaruar vaj ulliri ekstra të virgjër me një certifikatë analize kimike.

Pronari i një mulli vaji në provincën e Viterbos mori një gjobë për ndalimin e 7525 kg ullinj, pa asnjë informacion për origjinën dhe gjurmueshmërinë e tyre. Në një tjetër fabrikë vaji në zonën e Viterbos, NAS kapi 1500 kg vaj ulliri të pagjurmueshëm.

Në Raguzë, NAS mbylli një fabrikë, të aktivizuar pa autorizim dhe në kushte të tmerrshme shëndetësore dhe higjienike. Gjatë kontrollit u sekuestruan 1825 litra vaj ulliri ekstra i virgjër i destinuar për tregtim pa gjurmueshmëri.

Në Napoli, megjithatë, karabinierët konfiskuan 60 litra vaj ulliri ekstra të virgjër të pagjurmueshëm dhe gjetën mangësi të mëdha higjienike (mjedise të ndotura dhe pajisje të ndryshkura) dhe strukturore në fabrikë, gjë që rezultoi në gjoba prej 2500 euro.

Burimi: https://ilfattoalimentare.it/