Menu

Si të ulim sheqerin e lartë në gjak pa ilaçe, disa receta nga mjekësia popullore

Sheqeri i lartë në gjak është problem serioz mjekësor, i cili nuk duhet të injorohet.

Sasia e lartë e sheqerit në gjak çon deri në diabet dhe komplikime të tij. Përveç kësaj shkakton çrregullime në punën e mëlçisë, çrregullime metabolike, sëmundje të lëkurës dhe patologji të zemrës.

Pa trajtim, niveli vazhdimisht i lartë i glukozës në gjak mund të shkaktojë komplikacione serioze të shëndetit, përfshirë:

▪ Sëmundje të zemrës

▪ Goditje në tru

▪ Neuropati

▪ Sëmundje të veshkave

▪ Çrregullime të shikimit

▪ Urinim i shpeshtë, sidomos gjatë natës

▪ Tharje e gojës

▪ Humbje e pashpjegueshme në peshë

▪ Infeksione të përsëritura

▪ Lodhje

▪ Probleme seksuale

Kontrolli i nivelit të glukozës në gjak është kyç në parandalimin e disa prej komplikacioneve të sipër përmendura.

Ilaçet popullore të cilat mund të ulin sheqerin në gjak

Çaji nga fletët e dafinës

8 fletë dafine hedhini në 300 ml ujë të ngrohtë. Lërini të qëndrojnë 4 orë. Kulloni dhe pini nga gjysmë gote 3 herë në ditë gjatë 3 ditëve, pastaj bëni pauzë 2 javë.

Pija me kanellë

Një herë në ditë, më së miri në mëngjes, shtoni një lugë çaji kanellë në një filxhan dhe pak yndyrë. Përzieni dhe pini në mëngjes. Kjo përzierje do të përmirësojë metabolizmin dhe do të ulë sheqerin.

Nëse nuk jeni tolerant ndaj produkteve të qumështit, kanellën hidheni në çaj apo në ujë të vakët. Më së miri është të përdorni shkoptha kanelle, t’i grini në rende dhe t’i hidhni në pije.

Pije nga fasulja e bardhë

Në mbrëmje hidhni gjysmë gote ujë të ftohtë në të cilën do të shtoni tri kokrra fasuleje të bardhë. Në mëngjes hani fasulen dhe pini ujin. Një orë mos hani asgjë, pastaj hani mëngjesin.

Duhet të dini që uthullën e mollës para se ta pini duhet patjetër të këshilloheni me mjekun. (Telegrafi)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts