Menu

Përplasja në bar “Orange” shkak borxhi 300 mijë euro i marë tek Renato Çaushi miku i Elton Çiços

Policia kriminale e Sarandës ka sekuestruar 26 gëzhoja të ndryshme në vendgjarje. Renato alias Andrea Çaushi u arrestua gjatë operacionit “Viluni”, si organizator i trafikut të drogës në Itali. Një muaj më pas e liroi gjykata e Apelit.

Biznesmeni i lokal “Orange” në Sarandë, Spiro alias Ermal Iljadhi, i cili mbeti i plagosur dhe që momentalisht është arrestuar për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, rezulton të jetë futur në një konflikt borxhi financiar, prej 300 mijë euro.

Këtë borxh, Iljadhi ja ka marë vëllezërve Andrea alias Renato Çaushi dhe Ervis Çaushi nga Tepelena. Renato Çaushi, rezulton të jetë një person i skeduar nga policia e Shtetit, si kultivues dhe trafikant i drogës nga Shqipëria në Itali dhe Greqi. Renato Çaushi, në qershor të vitit 2017 u arrestua, pas një hetimi të kryer nga Krimet e Rënda, prokurori e cila finalizoi operacionin “Viluni”. Çaushi një muaj më pas u lirua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, e cila zëvendësoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “Detyrim paraqitje”.

Çaushi njihet si mik i afërt i Elton Çiços, që mbeti i vrarë në 1 Maj në lokal “De Niro” në Tiranë. Momentalisht Renato Çaushi dhe vëllai i tij, Ervis Çaushi janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, ndërsa në banesën e tij, asnjë polic nuk ka guxuar të ushtrojë kontroll. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku biznesmeni i bar “Orange” në Sarandë mbeti i plagosur së bashku me një turist 33-vjeçar, në polici u vetëdorëzua Redjan Hadëri, i cili mësohet se ka marë përsipër autorësinë e ngjarjes, duke përjashtuar implikimin e dy vëllezërve Renato dhe Ervis Çaushi.

Në vendgjarje policia, ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 gëzhoja të ndryshme. Ndërkohë, në prannga ka përfunduar një tjetër shok i Renato Çaushit, shtetasi Luan Ubzova nga Tepelena me pseudonimin “Ujku”, i cili një ditë pas krimit kishte tentuar të digjte me benzinë lokalin “Orange” të ndërtuar nga Spiro Iljadhi.

Burime pranë policisë thanë se Iljadhi, shumën prej 300 mijë euro që u kishte marë borxh, dy vëllezërve Çaushi, e ka përdorur për mobilimin e dy lokaleve verore në Sarandë. Pikërisht mos këthimi i kësaj shume financiare, është bërë shkak për përplasjen me armë, në mbrëmjen kur Spiro Iljadhi, kishte zdhehur të hapte lokalin veror.

Related Posts

LEAVE A COMMENT

Make sure you enter the(*) required information where indicated. HTML code is not allowed