Menu

AKU me “dorë të hekurt” gjobit një tjetër supermarket në Vlorë: Tregtonte produkte të skaduara

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë ka vijuar kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhpjes së Covid 19.

Gjatë kontrolleve të kryera në markete, supermarkete, furra buke dhe tregje ushqimore, AKU ka konstatuar në një subjekt ushqimor supermarket, produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i tyre i përdorimit (sallam, qumësht, çokollatë).

Sasia e produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë ” në vlerën e 300,000 mijë lekëve të rinj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts