Menu

Bëhuni gati për një super hit! Noizy dhe Arilena Ara po sjellin bashkëpunimin e tyre të parë!

Bashkëpunimet e reperit Noizy me vajzat e showbiz-it mund të numërohen me gishtat e dorës dhe këtij grupi sapo iu bashkua këngëtarja Arilena Ara!

Dyshja, që po mban çdo gjë thuajse sekret, është nisur drejt Korçës së bashku me stafin e xhirimeve.

Sipas burimeve për “Iconstyle.al”, Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata kanë mbërritur së bashku  në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në InstaStory.

 

Madje, ditën e sotme Noizy ka ndarë në InstaStory një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje për projektin e ri.

Ende s’e dimë për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë, pasi s’kemi një titull apo detaje të tjera rreth këtij projekti. Megjithatë, jemi me sytë e veshët katër për të mësuar më shumë ç’po bluajnë Noizy dhe Arilena.

Related Posts