Menu

Uncategorized

Mesazhi komprometues nga Amerika Latine: Si u zbulua skandali i mishit të Brazilit

Emisioni “Alert” në Ora News, i moderuar nga Granit Sokolaj dhe i fokusuar te problematikat që prekin konsumatorin, trajtoi këtë të premte çështjen e mishit të gjedhit nga Brazili dhe dyshimet për një skemë rieksporti që përfshin Kosovën dhe Shqipërinë.

Investigimi i prezantuar në emision nisi fillimisht me verifikimet mbi tregtinë e kafshëve të gjalla në Kosovë. Sipas moderatorit Granit Sokolaj, dyshimet u ngritën pas postimeve publike të ish-ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci, i cili kishte folur për mospërputhje mes numrit të kafshëve që hynin në territor dhe atyre që rezultonin të therura.

Sokolaj tha se pikërisht kjo disbalancë shifrash ngriti pikëpyetje mbi gjurmueshmërinë e produktit, kontrollin veterinar dhe mënyrën si trajtohen kafshët e gjalla në Kosovë.

Ai deklaroi se gjatë investigimit, redaksia e “Alert” ka zhvilluar komunikime dhe verifikime të shumta, ndërsa më pas në duart e gazetarëve ka rënë edhe një mesazh i dyshimtë nga Amerika Latine.

Sokolaj publikoi përmbajtjen e mesazhit gjatë emisionit, ku flitej për një ngarkesë mishi nga Paraguai dhe për mundësinë e një ngarkese braziliane me dokumente të Kosovës, që mund të mbërrinte më pas në Shqipëri.

“Ne kemi fshirë emrin dhe numrin e personit, por ajo që na ngriti dyshime ishte referimi për mish brazilian me dokumente të Kosovës”, deklaroi Sokolaj gjatë emisionit.

Pas këtij komunikimi, investigimi u fokusua te mishi i gjedhit nga Brazili, i cili sipas “Alert” hyn fillimisht në Kosovë dhe më pas rieksportohet drejt Shqipërisë me dokumentacion kosovar.

Sokolaj deklaroi se institucionet shqiptare kanë dijeni për këtë situatë, por sipas tij nuk kanë ndërmarrë masa serioze për ta ndaluar, për shkak se produkti hyn si rieksport nga Kosova, edhe pse bëhet fjalë për mish nga Brazili ose vende të tjera të Amerikës Latine.

Në emision u theksua se Shqipëria ka ende në fuqi urdhrin ministror nr. 294, datë 13.06.2006, i cili përcakton se mishi i gjedhit dhe i pulës nga Brazili mund të importohet vetëm nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian.“Alert” ngriti shqetësime mbi kontrollin veterinar, gjurmueshmërinë e produktit dhe transparencën institucionale, duke paralajmëruar se problematika të tilla prekin drejtpërdrejt sigurinë ushqimore dhe konsumatorët në Shqipëri dhe Kosovë.

Masat pas mbylljes së mensës së studentëve të Policisë, reagon SORI-AL: Konflikt apo siguri ushqimore?

Në vijim të deklaratës publike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), si dhe përballë interesit të lartë publik dhe perceptimit të krijuar gjatë këtyre ditëve, Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k. ndjen detyrimin moral të vijojë të sqarojë opinionin publik mbi rrethanat reale faktike dhe dokumentacionin zyrtar të administruar deri më tani lidhur me ngjarjen e datës 06.05.2026 pranë Akademisë së Sigurisë.
Referuar dokumentacionit zyrtar të administruar nga Shërbimi Infektiv pranë QSUT, personat e paraqitur kanë shfaqur një tablo klinike të lehtë deri të mesme, ndërsa diagnoza është referuar vetëm si “gastroenterit akut i dyshuar” dhe jo si helmim ushqimor i konfirmuar laboratorikisht. Po ashtu, sipas të njëjtit dokumentacion mjekësor, pacientët kanë marrë trajtim simptomatik dhe janë larguar nga spitali brenda një intervali shumë të shkurtër kohor, nga 1 deri në 3-4 orë, në gjendje të stabilizuar dhe pa pasoja serioze për shëndetin e tyre.
Nga ana tjetër, raportet laboratorike dhe epidemiologjike të administruara deri më tani nga Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë identifikuar patogjenë viralë apo bakterialë tek personat e ekzaminuar. Po ashtu, tamponët rektalë të personelit kanë rezultuar negativë për Salmonella dhe Shigella, ndërsa analizat e ujit kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar sipas standardeve në fuqi.
Është gjithashtu me rëndësi të theksohet se vetë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë publik faktin se nga 9 mostra të kampionuara, 8 prej tyre kanë rezultuar brenda normave ligjore dhe mikrobiologjike të lejuara, ndërsa pretendimi për jokonformitet lidhet vetëm me një kampion të vetëm ushqimor. Ky kampion i përket vaktit të darkës, produkt i pakonsumuar, dhe nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me rastin e dyshuar për helmim të raportuar në datën 06.05.2026, pasi vetë episodi i raportuar lidhet me vaktin e drekës dhe jo me vaktin e darkës.
Megjithatë, ajo që nuk sqarohet në deklaratën publike të AKU-së është fakti se masa ekstreme e bllokimit total të aktivitetit nuk është mbështetur mbi ndonjë konkluzion përfundimtar laboratorik që provon ekzistencën e një episodi helmimi ushqimor të konfirmuar, por mbi raportin epidemiologjik të Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë, vetë ky raport epidemiologjik nuk rekomandon mbylljen e aktivitetit, por rekomandon monitorim, masa korrigjuese higjieno-sanitare dhe ndjekje të mëtejshme të situatës.
Pavarësisht kësaj, ndaj subjektit janë marrë masa ekstreme administrative, përfshirë bllokimin total të aktivitetit dhe vendosjen e gjobave të shumëfishta, masa të cilat janë në tejkalim të kompetencave të parashikuara nga Neni 46, pika 2 e Ligjit për Inspektimin dhe Neni 47 i Ligjit “Për Ushqimin”.
Shoqëria “SORI-AL” konsideron se çdo masë administrative duhet të mbështetet mbi prova të plota, standarde ligjore dhe respektim rigoroz të procedurave administrative, dhe jo mbi interpretime paraprake apo trajtime që krijojnë impakt publik disproporcional përpara përfundimit të hetimeve.
Pavarësisht situatës së krijuar, shoqëria jonë ka marrë menjëherë masa të shtuara higjieno-sanitare, duke realizuar pastrim të thelluar, dezinfektim dhe ndërhyrje profesionale D.D.D.
Shoqëria “SORI-AL” do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet kompetente, duke ndjekur njëkohësisht të gjitha rrugët administrative dhe ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj të ligjshme.
Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k.

– – – – – – — – –
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të informimit publik dhe transparencës bën me dije, se referuar çështjes për dyshim helmimi të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë, Sauk, nga AKU janë kampionuar nëntë mostra (lëndë të para dhe produkte të gatshme).
Nga laboratori i Referencës ISUV informohemi se tetë mostra të kampionuara kanë dalë brenda normave dhe një kampion makarona produkt i gatshëm ka rezultuar jokonform për ngarkesë mbi norme Escherichia.Coli dhe B staphylococcus koagulaze pozitive, mostër kjo e kampionuar në kuzhinën brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk.
Për këto gjetje AKU mori masën e ndërprerjes së aktivitetit, deri në plotësimin e kërkesave ligjore nga OBU për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve të punës.
Në vijim të ndjekjes së gjurmueshmërisë, në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura, ku është kryer prodhimi i këtyre produkteve, referuar konstatimeve të institucioneve shëndetësore, mbi raportin përfundimtar të hetimit epidemiologjik për rezultatet jokonforme për tregues të higjenës, evidentuar në kampionët në ruajtje si dhe në disa prej pajisjeve të punës,
AKU mori masa për ndërprerjen e aktivitetit të subjektit SORI-AL edhe në adresën Garnizoni “Skënderbej” pranë Forcave të Armatosura.
Gjithashtu u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.
Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit referuar produktit të bllokuar rezultuar jo konform.

Ministrat Salla–Lamallari në terren: Durrësi nën kontroll të rreptë ushqimor, 47% e importeve në filtër

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilluan një inspektim në Pikën e Inspektimit Kufitar në Portin e Durrësit, duke vendosur theksin te forcimi i kontrolleve për produktet që hyjnë në Shqipëri. Kjo pikë mbetet nyja kryesore e importeve, ku përpunohet deri në 47% e mallrave që hyjnë në vend, përfshirë edhe tranzitin drejt Kosovës.

Gjatë inspektimit, u theksua se çdo ngarkesë i nënshtrohet kontrollit të plotë përpara hyrjes në treg, përmes verifikimit të dokumentacionit, kontrollit fizik dhe analizave të bazuara në risk. Autoritetet bëjnë me dije se importuesit janë të detyruar të njoftojnë paraprakisht ngarkesat, ndërsa mostrat merren sipas nevojës për analiza laboratorike.

Qeveria ka nisur modernizimin e pesë Pikave të Inspektimit Kufitar në Durrës, Vlorë, Kapshticë, Kakavijë dhe Qafë Thanë, me qëllim rritjen e standardeve të kontrollit dhe garantimin e cilësisë së produkteve si në import ashtu edhe në eksport. Investimet në infrastrukturë dhe laboratorë, të mbështetura nga partnerë ndërkombëtarë, kanë rritur kapacitetet për analiza dhe monitorim sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit, AKU-së dhe doganave është kyç për të parandaluar hyrjen e produkteve të rrezikshme dhe për të goditur kontrabandën në tregtinë ushqimore. Sipas tij, këto masa synojnë jo vetëm mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe forcimin e ekonomisë dhe rritjen e besimit në treg.

Guri: 100 euro për hektar për fermerët, skemë e re mbështetjeje

I ftuar në emisionin “Alert”, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fatmir Guri, ka dhënë detaje mbi skemën e re të mbështetjes për vitin 2026, e cila synon të afrojë të rinjtë në bujqësi dhe të rrisë investimet në sektor.

Guri bëri të ditur se është parashikuar një skemë e re me pagesa direkte prej 100 euro për hektar për fermat mbi 3 hektarë, një mbështetje që nuk ka ekzistuar në vitet e mëparshme dhe që vjen si vlerë e shtuar për sektorin.

Ai theksoi se kjo skemë ka karakter gjithëpërfshirës, ndryshe nga skemat e mëparshme, si ajo e naftës, e cila lidhej drejtpërdrejt me prodhimin e kulturave të caktuara si gruri apo misri.

Sipas Gurit, orientimi i ri vjen edhe si kërkesë e vazhdueshme nga Bashkimi Europian për të shkëputur mbështetjen nga prodhimi dhe për ta orientuar atë drejt fermës dhe inputeve bujqësore. Ai shtoi se ky tranzicion kërkon kohë, por synimi është rritja e mbështetjes për fermerët në një mënyrë më të qëndrueshme dhe të përafruar me standardet europiane.

Xhemani Baba: Pa klasifikim me yje, turizmi përballet me probleme cilësie

Në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, këtë të premte u trajtua tema “Turizmi mes pritshmërive dhe luftës”, ku e ftuar në studio ishte Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte turizmi.

Duke folur për standardet në sektorin turistik, ajo theksoi se procesi i certifikimit të hoteleve me yje nuk është çuar asnjëherë deri në fund.

Sipas saj, ky proces përfshin dhjetëra kritere të detyrueshme, që lidhen me kushtet e shërbimit dhe standardet bazë që duhet të plotësojnë strukturat akomoduese.

“Certifikimi i yjeve përfshin rreth 40 kritere, që nga kushtet e shërbimit deri te funksionimi normal i elementeve bazë si kondicioneri,” u shpreh ajo.

Xhemani Baba theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme, Ministria nuk ka arritur ta përmbyllë këtë proces, duke lënë boshllëqe në standardizimin e sektorit.

Sipas saj, mungesa e kontrollit dhe e standardeve të unifikuara reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit që u ofrohet turistëve.

Ekspertja theksoi se kjo është një nga arsyet kryesore pse turizmi në Shqipëri vijon të ketë probleme në shërbim dhe cilësi.

Turshitë me pesticide/ Aurel Nuro: Laboratori konfirmon helmin, shteti hesht

Një analizë e fundit mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri ka ngritur alarmin mbi praninë e pesticideve në produktet e konsumit të përditshëm, duke u fokusuar specifikisht tek turshitë e importit dhe ato vendase.

Në një intervistë të detajuar,  profesori i njohur i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ekspert i fushës Aurel Nuro ka zbërthyer gjetjet shqetësuese ku nga 12 mostra të analizuara, 10 prej tyre kanë rezultuar me mbetje pesticidesh.

 

Ky raport synon të hedhë dritë mbi nuancat teknike të këtyre gjetjeve, reagimin e institucioneve shtetërore dhe rreziqet potenciale për shëndetin publik.

Sipas ekspertit, prania e pesticideve në fruta dhe perime nuk është një fenomen i ri për tregun shqiptar, por nivelet dhe lloji i substancave të gjetura së fundmi kërkojnë një vëmendje të shtuar.

 

Ai thekson se megjithëse fermerët janë të detyruar të përdorin produkte mbrojtëse për bimët, përdorimi i tyre duhet të jetë rreptësisht brenda kartave të kontrollit dhe rekomandimeve teknike.Gjetjet tregojnë se në mostrat e analizuara janë detektuar pesticide që, në disa raste, janë shumë pranë limitit të detektimit, por shqetësues mbetet fakti që njëri prej tyre ka tejkaluar Nivelin Maksimal të Mbetjeve (MRL), një indikator i drejtpërdrejtë i rrezikut për shëndetin e njeriut. Një nga pikat më kritike të ngritura gjatë analizës është kapaciteti dhe reagimi i institucioneve monitoruese, veçanërisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Eksperti vuri në dukje se ndërsa Shqipëria disponon laboratorë të certifikuar dhe staf të kualifikuar, si në sektorin publik (ISUV) ashtu edhe atë privat, problemi qëndron te metodologjia e marrjes së mostrave.

 

Ai kritikoi ashpër mbështetjen e institucioneve në plane vjetore të ngurta, të cilat nuk lënë hapësirë për reagime emergjente në raste alertesh. Sipas tij, kur zbulohen anomali në 10 nga 12 mostra, protokolli duhet të ndryshojë automatikisht për të shumëfishuar kontrollet, dhe jo të vazhdohet me rutinën burokratike. Eksperti gjithashtu preku çështjen komplekse të “trashëgimisë toksike” të tokës bujqësore. Ai shpjegoi se prania e pesticideve të ndaluara në produktet finale jo domosdoshmërisht vjen nga abuzimi i drejtpërdrejtë i fermerit aktual. Në shumë raste, tokat që më parë janë përdorur për kultura si gruri apo misri, ruajnë mbetje kimike të cilat transferohen te perimet që kultivohen më pas në sera. Kjo situatë kërkon një verifikim të dyfishtë dhe një qasje më shkencore për të ndarë përgjegjësinë e fermerit nga ndotja ambientale historike.

Linja e Gjelbër – zëri i konsumatorit: nga 156 ankesa të paraqitura, 71 janë vlerësuar dhe trajtuar nga Qendra ALERT

Në emisionin “ALERT”, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, u trajtua këtë të premte tema e “Linjës së Gjelbër 0800 26 26” dhe ankesat e konsumatorëve.

Fokusi i diskutimit ishte projekti “Linja e Gjelbër për Mbrojtjen e Konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri përmes fuqizimit të OSHC-ve lokale”, i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në kuadër të këtij projekti, Qendra ALERT, në partneritet me Lëvizjen Europiane në Shqipëri, ka ngritur Linjën e Gjelbër Kombëtare për pranimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke ofruar mbështetje dhe orientim për konsumatorët në të gjithë vendin.

I ftuar në studio për të folur mbi ecurinë dhe rezultatet e këtij projekti ishte Klajdi Tozaj, koordinator i projektit pranë Qendrës ALERT.

Gjatë diskutimit u bë e ditur se, përgjatë gjithë periudhës së funksionimit të linjës, janë regjistruar 156 raste ankese, nga të cilat 71 janë konsideruar të vlefshme dhe janë trajtuar konkretisht nga Qendra ALERT. Jo të gjitha rastet kanë përmbushur kriteret ligjore për ndërhyrje, pasi në disa raste mungonin elementët që përbëjnë shkelje të të drejtave të konsumatorit.

Sipas të dhënave të prezantuara, problematikat më të shpeshta lidhen me shërbimet telefonike, shërbimet turistike, akomodimin, si edhe shërbimet publike, fusha këto që vijojnë të mbeten ndër më të ndjeshmet për qytetarët.

Gjithashtu u theksua se ankesat e trajtuara kanë pasur një shtrirje gjeografike pothuajse në të gjithë territorin e vendit, duke treguar nevojën për informim më të gjerë dhe ndërgjegjësim mbi të drejtat e konsumatorit.

Në përfundim, u nënvizua se për të konsideruar një rast të vlefshëm për trajtim, është e domosdoshme ekzistenca e provave dhe elementëve që vërtetojnë shkeljen e të drejtave të konsumatorit, si mosofrimi i shërbimit, mashtrimi apo mospërputhja me standardet ligjore.

Call for web and platform development expert

The Alert Center, on behalf of the Project: “Green Line for Consumer Protection – Food Safety and Strengthening Consumer Rights Protection in Albania through Empowerment of Local CSOs”, Contract Number: IPA/III/2024/460-411, intends to award a service contract for Web expert – Expertise for database developing, in Tirana, with reference number AC-3.
The deadline for submission of applications is 27.01.2025, 17:00.
Below you can find the application documents:

Terms of Reference (ToRs)
Simplified tender dossiers for service tender
Financial Offer
Legal Entity file

Lahe: Shëndeti mendor mbetet i pambështetur! Shërbimet komunitare dhe kujdesi në banesë ende pa buxhet

Në emisionin Alert në “Ora News”, moderuar nga Granit Sokolaj, në temën “Raporti i KE për Shqipërinë vs Konsumatorët”, e ftuara Alma Lahe, Menaxhere Projekti në “Together for Life”, u ndal te shërbimet që mungojnë ende në sistemin shëndetësor shqiptar, veçanërisht shëndeti mendor.

Lahe theksoi se raporti i Komisionit Europian përmend qartë mungesën e shërbimeve komunitare për shëndetin mendor, pavarësisht se Shqipëria ka në fuqi Planin e Veprimit 2023–2026 për këtë sektor. Sipas saj, vendi duhet të zgjerojë gamën e shërbimeve komunitare dhe të përmirësojë mekanizmat e monitorimit.

Ajo vuri në dukje se nuk ekziston një analizë e qartë që të tregojë nëse buxheti i deleguar për shëndetin mendor i përgjigjet nevojave reale të komunitetit ose sa është numri i përfituesve që duhet të mbulojë ky shërbim. Lahe shtoi se kostoja e shërbimeve në spitalet psikiatrike është e paunifikuar dhe shpesh nuk mbështetet në analiza reale të kostove, gjë që çon në planifikim të pasaktë buxhetor.

Ajo theksoi se, megjithëse flitet për modernizim të shërbimeve, ende shërbimi në banesë, i cili është thelbësor për shumë pacientë, nuk buxhetohet, dhe aktualisht ky zë ka 0 lekë fond në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo situatë, sipas saj, godet më shumë grupet vulnerabël, duke rritur pagesat nga xhepi dhe duke krijuar pabarazi në aksesin ndaj kujdesit

Lahe apeloi që institucionet të adresojnë këto mungesa sa më shpejt, për të siguruar një sistem shëndetësor më të drejtë dhe funksional.NDIQNI EMISIONIN ALERT NË “ORA NEWS”:https://www.youtube.com/watch?v=b7m3LbsmhBM

Neziri: Transpozimi i legjislacionit të BE-së, detyra kryesore drejt 2027 për sigurinë e konsumatorëve

Në emisionin Alert në “Ora News”, moderuar nga Granit Sokolaj, në diskutimin mbi “Raportin e KE për Shqipërinë vs Konsumatorët”, e ftuara Klotilda Neziri, Përgjegjëse e Sektorit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MEI, u shpreh se drejtimi kryesor për integrimin europian është transpozimi i legjislacionit të BE-së, i cili mbetet detyrë thelbësore për administratën shqiptare.

 

 

 

Neziri theksoi se Shqipëria ka marrë tashmë angazhimet e acquis dhe se deri në vitin 2027 administrata duhet të fusë në fuqi të gjitha direktivat dhe rregulloret e reja që kanë hyrë në fuqi në BE. Ajo nënvizoi se kjo punë ka filluar konkretisht në kapitullin 1, që lidhet me sigurinë e produkteve, si edhe në kapitullin 28, që ka të bëjë me të drejtat dhe sigurinë e konsumatorit, ku është shënuar përparim i konsiderueshëm.