Qendra e Konsumatorit Shqiptar ka publikuar disa foto skandaloze të sigurisë ushqimore, ku në miell të paketuar brenda datës së skadencës gjenden miza dhe ka dalë në treg vetëm para 3 ditësh. Qendra e Konsumatorit Shqiptar kërkon nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombetar i Ushqimit, Bashkia Tiranë – Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut te marrin masat perkatese per situaten ne fjale sipas pergjegjesive!
Postimi i plotë
Vemendje!
Institucioneve pergjegjese per garantimin e sigurise se konsumatorit, vecanerisht per produktet ushqimore i kerkojme te ushtrojne kontrollet e tyre ne te gjitha njesite qe tregtojne produkte ushqimore! Ne keto dite te veshtira, ku e gjithe vemendja eshte perqendruar tek Covid-19 & masat e marra, neper tregje ka produkte tej standarteve!!!
Miell me miza, brenda dates se skadences dhe mbi te gjitha ka vetem 3 dite i vendosur ne treg per konsumatoret, madje ne oferte!
Tregtari premtoi qe do ta heqe nga tregu, nderkohe i kerkoj konsumatoreve ta kthejne ate sa me pare dhe te rimbursohen!
Tregtarit i kemi kerkuar te beje nje deklarate publike per terheqjen.
Qendra Alert/Alert.al