Menu

Itali, ekspertët: Kurimi i coronavirusit me plazmë po jep rezulate positive

Kurimi me plazmë ka ndikuar në uljen e 9% të vdekshmërisë nga koronavirusi. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Poliklinikës Universitare San Matteo e Pavias në Itali, një ndër më të vjetrat në vend që daton prej viteve 1400.

Mediat italiane bëjnë të ditur se nga provat e deritanishme ka rezultuar se kurimi me këtë metodë i pacientëve që rrezikonin vdekjen në këtë spital e ka ulur vdekshmërinë nga 15 në 6%.

Metoda ka të bëjë me injektimin e plazmës së gjakut nga të shëruarit që e kanë kaluar infektimin me simptoma të pakta ose pa simptoma, në trupin e pacientëve të infektuar me COVID-19. Shkencëtarët thonë se sistemi imunitar i pacientëve asimptomatikë është tepër i fortë dhe përmban nivel të lartë qelizash imunitare.

Mjekët e Poliklinikës Universitare San Mateo në Pavia shprehen se kjo metodë përmirësoi brenda një kohe të shkurtër shëndetin e të infektuarve, duke i larguar ata nga rreziku i vdekjes. Shumë të tjerë patën përmirësime të ndjeshme.

Injektimi i plazmës ka dhënë rezultate të mira edhe në Kinë, ndaj dhe autoritetet italiane po shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të aplikimit të kësaj metode në spitalet italiane për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts