Menu

Kryebashkiaku i Ersekës mbledh grupet e interesit, IMBA thirrje fermerëve të Kolonjës: Kultivoni bimë mjekësore dhe aromatike, sjellin zhvillim e punësim, shitja e sigurt

Një ndërmjetësimi bashkëpunimi më i ngushtë mes Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë dhe fermerëve të zonës së Ersekës që kultivojnë dhe mbledhin bimë të tillë, u zhvillua më 25 maj, nën kujdesin e Ministres së Bujqësisë, Znj.Milva Ekonomi, kryebashiakut Erion Isaj, Z.Filip Gjoka, Kryetari i IBMA, njëkohësisht grumbulluesi dhe eksportuesi më i madh i bimëve mjekësore në vend, Risi Albania etj.

Diskutimet u përqendruan në disa nga pikat ku do të fokusohet puna për të promovuar Kolonjën dhe bashki të tjera tipike, si destinacione për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e agroturizmit. Ministrja Ekonomi ndau me të pranishmit në takim lajmin e mirë për shtimin e fondeve për të gjitha skemat mbështetëse në bujqësi dhe programin e IPARD III, të cilat do të jenë të parashikuara në buxhetin afatmesëm të MBZHR, ku vëmendje të posacme do të ketë dhe sektori i kultivimit të Bimëve Medicinale dhe Aromatike.

Në këtë aktivitet me temë “Kultivimi i bimëve mjekësore, garanci punësimi dhe zhvillimi”, u përcoll edhe nga mediat lokale, për të përçuar mesazhin e bashkëpunimit me të interesuarit për kultivmin e bimëve mjekësore në zonën e Kolonjës.

Gjatë këtij takimi, Z.Gjoka ftoi fermerët që të angazhohen në kultivimin sipas udhëzimeve të bimeve mjekësore, duke ju siguruar atyre një treg të sigurt për produktin e tyre, pasi kompanitë eksportuese, Filipi Co sh.p.k., Çibuku sh.p.k., Herba Fructus Natyrore sh.p.k. etj. do të mundësojnë përpunimin dhe eksportimin e këtyre produkteve në tregjet ndërkombetare. Z. Gjoka siguroi se, nuk do të përsëritet incidenti i vitit të kaluar, ku disa operatorë të vegjël nuk kanë qenë korrekt dhe nuk kanë arritur të përformojnë ndaj këtyre fermerëve.

“Në emrin tim, por edhe në emër të të gjithë Industrisë së Bimëve Mjekësore falenderon Kryetarin e Bashkisë Kolonjë Z.Isai për këtë iniciative dhe për gatishmërinë e përkushtimin e treguar për të sjellë në Ersekë kompani serioze dhe duke ju mundësuar atyre infrastrukturën e duhur për zhvillimin e bashkëpunimit. Shpresojmë, qe ky rast të bëhet shembull pozitiv për shumë kryetarë të bashkive të Shqiperise”, përfundoi Kryetari i IBMA.

Alert.al

Related Posts