Menu

Me apo pa qumësht, cila kafe është më e shëndetshme për organizmin

Kafeja ëshë pije e rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike. Disa e pijnë kafenë me qumësht e me shumë sheqer, disa zgjedhin ta pinë shqeto, të zezë e pa shtesa të tjera. Por cili është dallimi mes tyre?

Kaloritë dhe yndyrnat
Një filxhan me kafe pa qumësht përmban 10 kalori dhe aspak yndyrë. Përmbajtja e këtyre të dyjave rritet në varësi të sasisë dhe llojit të qumështit të përdorur. Një filxhan me qumësht pa yndyrë përmban 90 kalori.

Kafeina
Kafeja e bluar dhe e zier në çast ka më shumë kafeinë se një kafe ekspres. Kafetë e përziera me qumësht kanë më pak kafeinë.

Aciditeti
Nëse aciditeti i tepërt ju bën dëm, atëherë qumështi mund të zbusë nivelin e tij. Njerëzit që vuajnë nga urthi thonë se qumështi e bën kafenë më të pranueshme nga organizmi.

Kalciumi
Nëse kalciumi ose vlera të tjera ushqimore janë të nevojshme për ju, atëherë mund të përdorni kafe me qumësht. Megjithatë, sasia e qumështit dhe kalçiumit në një filxhan me kafe është tepër e vogël për të bërë një ndryshim madhor në shëndetin tuaj.

Qendra Alert/Aler.al

Related Posts