lea Huta ka rrëfyer se rruga e saj drejt televizionit nuk ka qenë aspak e lehtë për të, duke qenë se shpesh ka hasur në brryla.
E ftyar në “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu detaje nga jeta e saj private e profesionale. Klea u shpreh mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugën e televizionit, por theksoi se ka pasur edhe shumë brryla.
E pyetur nëse ia kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar, ajo u përgjigj.
“Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.
Ajo nuk preferoi të jepte detaje, por tha se i është bërë një lojë shumë e pistë.
“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.
Ajo tha se bëhet fjalë për një vajzë moderatore, por nuk preferoi të përmendte emra. Klea tha se personi në fjalë vazhdon të sillet shumë mirë para syve të saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.


