Menu

OBSH: Si të hani shëndetshëm në këto ditë izolimi

Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë disa këshilla mbi ushqimet që duhen konsumuar gjatë periudhës së pandemisë.

Çfarë të konsumoni?

Guida e re e ushqimit publikuar në OBSH është e përshtatur me situatën e COVID-19 në të cilën bota ndodhet sot.

Përmban informacion mbi ushqime dhe vlera të ndryshme, që ato kanë për organizmin dhe sistemin imunitar.

Megjithëse mund të mos e keni mundësinë për të konsumuar ushqime të freskëta çdo ditë në këtë periudhë karantine, mundohuni që të evitoni ato shumë të përpunuarat.

Kështu OBSH këshillon, që të hiqni dorë nga kripa dhe sheqeri i tepruar.

Në vend të tyre konsumoni rezervat e frutave, perimeve dhe ushqimeve të tjera të freskëta që mund të keni në shtëpi para se ato të prishen.

Sipas ekspertëve është më e shëndetshme të përgatisni fruta dhe perime të ngrira, se sa të konsumoni ushqime të konservuara për një kohë të gjatë.

Nëse ju mbetet ushqim nga një vakt mos e hidhni, por kujdesuni që ta konservoni atë në frigorifer për një moment të dytë.

Një hap tjetër shumë i rëndësishëm sipas ekspertëve të OBSH është ushqimi i gatuar në shtëpi.

Kjo kohë në shtëpi është e përshtatshme për të gatuar vetë recetat që ju pëlqejnë, duke lënë mënjanë porositë e ushqimeve nga jashtë.

Eksperimentoni me recetat e sidomos ato me bazë perimet, e rëndësishme është që ato të gatuhen në shtëpi.

Ndiqni praktikat e higjienës ushqimore, duke i larë dhe pastruar mirë ushqimet tuaja, si dhe bëni kujdes me masat.

Konsumoni të njëjtat vakte siç keni bërë gjithnjë, në këtë mënyrë nuk do të shtoni në peshë dhe do të qëndroni të shëndetshëm.//agroweb

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts