E ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ekspertja për Sigurinë Ushqimore Valbona Paluka ka folur rreth EFSA-s dhe deklaroi se vlerësimi i riskut në Shqipëri nuk ka ende vendin qe meriton për shkak të zinxhirit që merret me atë punë.
“Kemi qenë në lidhje të ngushtë me projektet e BE dhe në bashkëpunim me EFSA. Vlerësimi i riksut, te ne akoma ka vend për permirësin të zinxhirit dhe njerëzve që marrin pjesë në këtë proces. Përsa i përket komunkimit të riskut me konsumatorin, fatkeqësisht e vuajmë. Nga praktikat e EFSA-s dhe sjellja për mbrojtjen e konsumatorit kemi shumë për të mësuar”-tha Paluka.
Në anketën e Eurobarometrit të EFSA-s në Shqipëri i zhvilluar në prill-nëntor 2019, u anketuan 27655 persona nga grupe të ndryshme sociale dhe demografike, të intervistuar ballë për ballë, në shtëpitë e tyre dhe në gjuhën amtare. Nga ky anketim rezultoi se 18% e shqiptarëve ishin të interesuar për sigurinë ushqimore.
Valbona Paluka tha se me rëndësi është edhe vendi ku zhvillohet anketimi, pasi zonat urbane janë më të ndërgjegjësuara ndaj sigurisë ushqimore se ato rurale. Ajo shtoi më tej se duhet më shumë punë në ndërgjegjësimin e konsumatorit, që t’i afrohemi më shumë atij dhe që në kurrikulat e shkollave duhet të ketë patjetër më shumë për sigurinë ushqimore.
Qendra Alert/Alert.al

