Menu

Nis mbledhja në KLGJ për gjyqtaren me video në Tik Tok, ILD: Diskreditoi rëndë figurën

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor ka filluar mbledhja për të diskutuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të D-së për pezullim nga detyra të Enkeleda Kapedanit  Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani postonte video diskretituese në rrjetet sociale.

Në fillim të mbledhjet ILD Artur Metani ka thënë se Enkeleda Kapedani ka diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit.  Sipas tij duhet të pezullohet nga detyra Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimit.

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor kryegjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, ka deklaruar se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë me shkelje.

“E ushtroj detyrën prej 7 vitesh dhe asnjëherë nuk jam proceduar me shkelje. Asnjëherë nuk jam përmendur për çështje korruptive.  Kam mbaruar me mesataren 9.75 në universitetin e Tiranë.  Bëj cdo ditë nga 10 deri 15 gjyqe.  Të drejtosh Gjykatën e Elbasanit është sfidë më vetë”, tha ajo.

alert.al/

Related Posts