Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Rinian Leka, ka publikuar foton e parë krah të dashurës së re.
Ai kishte paralajmëruar më parë se do ta bënte publike vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, e cila u bë edhe shkak që Leka të dilte nga programi i dashurisë.
Në foto, Riniani shihet krah zeshkanes seksi, e cila është e veshur me një fustan të ngushtë të zi, që i tregon linjat trupore.
“Buzëqeshja e saj”, shkroi ish-konkurrenti krahas imazhit të bukur.
Riniani etiketoi vajzën, duke zbuluar kështu se quhet Anisa Berliku dhe se është avokate
Për më tepër, ajo është edhe nënë e një vajze, e cila quhet Chloe.


