Menu

Alarm për salçiçet në treg, zbulohet prania e bakterit E.coli

Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka njoftuar tërheqjen nga tregu të disa serive të salçiçeve të markave “Bottega del Gusto” dhe “Salumeria del Corso”, pas zbulimit të bakterit Escherichia coli (STEC), i cili prodhon toksina Shiga.

Bëhet fjalë për salçiçet Napoli, nën markën “Bottega del Gusto”, si dhe salçiçet pikante të markës “Salumeria del Corso”, të cilat janë tërhequr si masë paraprake.

Produktet e prekura shiten në pako vakumi prej 320 gram dhe mbajnë numrin e serisë 26383. Për salçiçet e ëmbla, afatet e skadencës janë 7 dhe 8 dhjetor 2026, ndërsa për ato pikante 13, 20 dhe 21 dhjetor 2026.

Salçiçet prodhohen nga kompania Carni Celin Srl, në fabrikën e saj në Mirano, në provincën e Venecias, Itali.

Kompania u bën thirrje konsumatorëve të mos i konsumojnë produktet që përputhen me numrin e serisë dhe datat e skadencës së përcaktuara. Qytetarët që i kanë blerë këto produkte këshillohen t’i kthejnë në pikat ku i kanë blerë. (IlFattoAlimentare)

Qendra Alert/Alert.al

Related Posts