Menu

Ana Lleshi: “Çunat kapin një pjeshkë Blloku”; Alesia Bami: “Vajzë Blloku dhe eskortë përdoren si fjalë ofenduese”

“Jeta jashtë Bllokut” është tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel. Pyetjet që u ngritën ishte çfarë ndodh në periferinë e Tiranës? A duhen paragjykuar njerëzit që jetojnë në periferi?Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, u shpreh se 80 për qind e popullsisë bën jetë normale, atë të periferisë.

“Një pjesë e vogël bëjnë jetën e bllokut, pasi realisht është i shtrenjtë. Nëse nuk do të ishte periferia nuk do të ekzistonte Blloku, pasi nga periferia vijnë shumë gjëra që ne konsumojmë”, tha Ana. Kjo e fundit shtoi se një vajzë shkon në Bllok me qëllime të caktuara, pasi supozohet se është ajka e Tiranës, shkon për të gjuajtur.

“Të gjithë çunat e Bllokut kapin një pjeshkë Blloku. Blloku nuk është Amsterdami me xhama ku mund të shkosh të marrësh një femër. Ndërkohë ata në periferi kanë jetëgjatësi më shumë se ne, hanë shëndetshëm, flenë shëndetshëm”, tha Ana Lleshi.

“Jeta jashtë Bllokut” është tema që u diskutua ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, në Top Channel. Pyetjet që u ngritën ishte çfarë ndodh në periferinë e Tiranës? A duhen paragjykuar njerëzit që jetojnë në periferi?

Ndërkohë Alesia Bami u shpreh se në ditët e sotme është transformuar shumë keq. Fillimisht ajo tregoi kohën kur ishte studente dhe që në fundjavë teksa shoqëria e saj shkonte në Bllok, ajo ikte në Nikel se kishte ditën që të takonte gjyshërit.

Më pas, moderatorja e njohur u shpreh se Blloku është i bukur, por që kohët e fundit është transformuar keq, sipas mendimit të saj.

“Nuk më pëlqen kjo jetesa e Bllokut siç është transformuar tani. Çdokush që shkon atje e merr këtë nofkën vajzë Blloku. Pra për të mos e marrë këtë nofkën, ti nuk duhet të shkosh atje. Megjithëse Blloku është shumë i bukur, ka lokale shumë të bukura, është qendra e qytetit”,  tha Bami.

Kjo e fundit shtoi: “Nëse eskortën e përdorin si fjalë ofenduese dhe vajzë Blloku e përdorin si fjalë ofenduese”.  Top Channel

Related Posts