Një familje bletarësh zbuloi një mënyrë të re se si mjalti të rrjedhte direkt nga kosherja. “Është e mundimshme që çdo herë të hapet kosherja, të nxirren kornizat, pastaj të jenë nën stres të gjitha bletët dhe të kalohet një ditë e tërë me kosheret që të mblidhet mjalti. Unë mendova se duhet të ketë ndonjë mënyrë më të mirë. Prandaj, së bashku me tim atë e zbuluam këtë mënyrë.” – thotë i biri, bletar, një prej dy shpikësve gjenialë të koshereve mjalt rrjedhëse për bletë. Dhe ne e kryem këtë. Tani thjesht e hap rubinetin e çezmës dhe mjalti i pastër dhe i freskët rrjedh nga kosherja direkt në kavanoz. I shijshëm dhe i gatshëm për tu ngrënë.” – deklaron babai. Kur shpikësit Sidar Anderson dhe i ati i tij Stjuart e shpallën dizajnin e tyre të ri radikal për koshere në platformë për mbledhjen e donacioneve “Indiegogo”, ata grumbulluan mijera dollarë. Tetë javë pas mbylljes së kësaj fushate, ata arritën të mbledhin një shumë mbresëlënëse prej 12 milionë dollarësh amerikanë. Kjo familje prej pyjeve me shira në brendësi të Bajron Bej në bregun e largët verior të Uellsit të Ri Jugor ka kaluar më tepër se një dekadë në krijimin e një sistemit brilant të thjeshtë, por megjithatë revolucionar, i cili do t’u mundësojë bletarëve të mbledhin mjaltë me ndihmë të çezmës, pa hapje të kosheres së bletëve dhe pa shqetësuar shoqëritë e bletëve. Ky sistem përbëhet nga korniza të cilat janë prej plastike, në të cilat qelizat e hojeve janë të prera në mes.
Kur korniza është plot me mjaltë, me rrotullim të rubinetit struktura e brendshme e hojeve ndryshon, d.m.th. qelizat hapen duke formuar një kanal nëpër të cilin kalon mjalti dhe del jashtë prej kosheres. Pasi të rrjedhë mjalti, hojet vendoset në pozitën fillestare dhe duke e rrotulluar rubinetin kornizat janë gati për t’u mbushur përsëri me mjaltë nga bletët. Në këtë mënyrë mbledhja e mjaltit është më e këndshme jo vetëm për bletët por edhe për bletarët, sepse ata tani nuk do te humbin kohën dhe mundin si gjatë mbledhjes tradicionale të mjaltit.
Reagimi global është mbresëlënës.

